in

Grupi Polifonik i Pleqve të Gjirokastrës – Krenaria, Balli, Sytë dhe Shpirti i Këngës së Shtruar Tradicionale të Qytetit!

Balli i kenges tradicionale polifonike te qytetit te Gjirokastres, pjesemarres ne festat lokale e kombetare te kohes, jane kengetaret e viteve 30-te, atëherë djem te rinj, 20 vjeçarë që me kenget e tyre mbushnin sokakët e sheshet, klubet, këndonin në festa e dasma, studiues te huaj i inçizonin ne pllaka gramafoni, mbetur dhe sot ne arkivat muzikore.

Ata ishin legjenda e kenges polifonike gjirokastrite, pasuri e pandare nga trashëgimia e saj kulturore. Ja disa nga të parët e grupit: Mujo Bebeci, Kamber Shehu, Avdulla Erindi, Kamber e Jonuz Kasi, Mufit Lamko, Fejzi Kasi, Mufit Sinani, Selfo Bajo, Muharrem Lekloti, Faik Demo etj.

Grupi më pas u quajt “Grupi i Burrave” ku benin pjese Xhevat Avdalli, Lavo Erindi, Skender Tushe, Tolo Njocko, Nustret Çarçani, Demo Çenko, Burhan Beu (Mehmeti) etj, me aktivitet te gjerë në Gjirokastër e jashtë saj, nga Festivali i pare Folklorik Kombetar i `47 e ne vazhdim.

Nga viti në vit grupit iu bashkuan dhe kengetare te tjere popullore deri sa u konsolidua dhe perfaqësues të saj mbeten ne konkurime e takime kombetare Xhevat Avdalli, Lavo Erindi, Skender Tushe, Kamber Shehu, Jonus Shehu, Demo Çenko, Haseni Kore, Beaudin Dobi, Myrteza Ceribashi, Resul Hoxha, Kamber Dudumi, Seit Rondo, Braho Cocoli, Veip Çarçani, Xhipe Mezini etj.

Grupi i xha Xhevatit që Gjirokastra e ka pagëzuar me disa emra si “Grupi polifonik i pleqve te qytetit”, “Bandillët e Këngës Labe” etj, la pasuri te patundshme dhjetra këngë lirike e epike tipike gjirokastrite, njohur ne Shqiperi e në bote.

Fjala dhe zëri i tyre jane krenaria, balli, syte dhe shpirti i kenges se shtruar tradicionale te qytetit!

What do you think?

Written by admin

Vasil Bakalli dhe Xhelo Sejdo, 60 vjet Bashkë në Përpunimin Artizanal të Drurit!

Kënga e Shqiptarit Pretendent për Çmimin e Madh të Sanremos Rrezikon Plagjiaturën – Edhe pse i Përket të Njëjtit Autor!