Drini Gozhita - Shoferi me Aftësi të Larta Profesionale, Shumë i Dashur edhe pse Shpesh larg Familjes!

Shoferi Drini Gozhita profesionin e shoferit e ka nga Petro Xhimo, instruktori nga i cili mori njohurite e para tekniko-profesionale.

 

Patenta e naftes ne ate kohe ishte provimi me i veshtire. Dhe ai e meritoi. Udhën e punës e shtroi pa ndonje aksident, edhe ne rruge te gjata e te panjohura, si ato të Evropës, shofer i parë në parkun e eksportit te mallrave. I vëmendshëm e korrekt ne zbatimin e rregullave te qarkullimit nuk pati ndonje rast te shkeljeve ne keto rrugëtime.

 

 

Korrektësinë e qëndrimin dashamirës me udhëtarët i shfaqi edhe ne linjat Gjjirokastër dhe rrethe si dhe me mikrobus ne Hotel Turizëm.

 

Kur ra ne kete pune te ‘rehatshme’, kujtonte rruget e gjata te Evropes dhe shprehej se kishte forca e mundësi për të dhënë më shumë, sikunder me futjen e sistemit demokratik e gjeti me mire veten me taksi private.

 

 

Drini Gozhita ishte dhe familjar i mire, nje prind i dashur.

Albana, vajza e tij, shprehet:

“Ja si na thoshte: kam tre vajza, motra dhe shoqe. Ulej afer nesh dhe i qetë na fliste e keshillonte. Ne ishim te malluara se nuk e shikonim perdite. Ai punonte shume”.

 

Kuptoi se i kishte bere vend vetes. Gëzonte respektin e udhëtareve. Sa e shikonin ne sheshin e Çerçizit, ne postbllok apo stacionin e taksive ne “18 shtatori” i drejtoheshin taksise se tij.

 

Drini Gozhita u nda shpejt nga jeta, ne moshë 64 vjecare por la pas kujtime te mira, per sjellje qytetare dhe aftësi të larta profesionale.