Domatet e famshme "zemer kau"ne koshtin e Kotroçajve ne Dunavat te Gjirokastres

Keto  domate ‘zemer kau’ rriten ne koshtin e Kotr0çajve ne lagjen Dunavat te qytetit te Gjirokastres.

Kete fare e ka ruajtur me merak te madh i paharruari Tomor Kotroçi qe deri sa rrojti, 101 vjec, rrugen nga Qafa e Pazarit ne shtepi te tij ne Dunavat e bente ne kembe.

Kane mbi 20 vjet qe Kotroçajt ne stinen e veres shijojne vetem domate ” zemer kau” dhe kete varietet e trajtojne mbi baza agroteknike, ne farishte, mbjellje, pleherime e sherbime, deri ne fazen e pjekjes, te vjeljes.

Sic duken dhe ne foto, domatet ” zemer kau” jane te dukura dhe te shijshme.

Urojme qe ta ruajne kete varietet, te sigurojne prodhim te mbare e ne cdo vit!