Dikur nuk binin ne shesh, tani thone qe nuk i ze njeri me dore, cfare ka ndryshuar?

Nje tradite e kopshtareve te vjeter te Gjirokastres ka qene:Anet e kopshteve, rreze mureve mbillnin hardhi, fiq, portokalle e shege.

Kete e benin qe mesin e kopshtit ta shfrytezonin per te mbjelle perime e zarzavate dhe pemet te benin hije nga ana e rruges.

Ata e dinin qe kokrrat e peneve qe binin nga rruga, pra qe vareshin ne faqen e murit, i merrnin bota, udhetare te rastit ose femijet e prape te lagjes.

Kete e kishin bere llogari dhe thoshnin pune e madhe , edhe bota ka goje,.

Po sigurisht qe jo te gjithe mendonin dhe hapnin zemren, tregoheshin  bujare. Ndonje rrinte dhe pas nurit me shkop ne dore dhe, kur dikush zgjaste doren,hapnin krahun dhe bertisnin “ Te zura!”.

Keto na shkuan ne mend kur ne nje faqe gjetem kete peme me fruta qe, ne mos nga syte qe dhe na kane lene po dhe nga mosnjohja jemi ne medyshje:Çare eshte, portokalle apo ndonje drufrutor tjeter?

Nese eshte portokalle cuditemi si nuk e kane bere b….sic thone me te vegjelit apo eshte peme me fruta te papjekura dhe nuk eshte vene dore.

Po dhe dicka tjeter:

Mire na kujtohet se 50 apo 60 vjet me pare, ata qe ishin femije, nuk i linin te binin ne shesh, po keta te sotmit kane frike te zgjatin doren apo jane te ngopur?!

Cfare ka ndodhur midis dy koheve, ka ndryshuar sjellja e te zoterve te kopshteve, jane bere te shtrenguar apo qendrimi i kalimtsareve dhe femijeve?