in

Dashuri dhe Luftë në Portat dhe Muret e Odave të Shtëpive të Mëdha të Gjirokastrës  

Dashuri dhe Luftë në Portat dhe muret e Odave të Shtëpive të Mëdha të Gjirokastrës. 

Autorë anonim të Gjirokastrës këtu e 200 apo dhe më shumë vite përpara,  me gdhendje ne gur, vizatime dhe bojra kanë lënë bukurira dhe skena me dashuri, me lufte e me paqe, ne portat karakteristike dhe faqet e mureve te Odave te shtëpive të mëdha të qytetit.

Nje e tillë është dhe skena e gdhendur në njerin nga gurët e qemerit të portës Monument Kulture e Kategorisë së parë të shtëpisë po me këtë titull të Haxhi Kurtit, vendosur me këtë emërtim që në lindje të ndërmarrjes së mbrojtjes së monumenteve me drejtor të parë Ndreko Lulo dhe inxhinier Iljaz Babameto.

Skena e gdhendur ne këtë gur qemeri të kësaj Porte te shtepise historike ne lagjen Cfakë, është e pacingrisur nga kohërat.

          Skena është kjo:

Luftë në gjueti, beteje mes gjahtarit me pushkë që ka marrë në shenjë një dre i cili mban koken pas e duket sikur flet, lutes e I frikesuar, krijon pershtypjen se eshte duke ia mbathur për të mos rënë në duart dhe plumbin e gjahtarit apo dhe duke e pare ate per here te fundit.

Veshja e gjahtarit, sipas nje studiuesi te monumenteve, duhet te studiohet nga nje kostumograf mbasi  deri diku jep te dhena te ngjashme me kostumin me fustanelle  si dhe qylaf.

Vizatime ne gdhendje te tilla ndesh edhe ne banesa te tjera te vjetra te qytetit, me personazh gjahtari dhe dreri, ne dashuri dhe ne lufte, ne faqet e mureve te medha te Odave ne shtepine 300 vjecare te Skendulajve, edhe me pejzazhe, qiparisa,  pemë të tjera qe ne vleresimin dhe gjuhen e piktoreve te sotem jane “natyra te qeta”.

Punime te tilla, sic eshte treguar, ka patur edhe ne shtepine e Bakirajve, te  Pano Zotos dhe Litajve ne Pazar te Vjeter.

Ne foto te percjella jane te ngjashme ne tematike e si punime duken te nje dore mbetur ne guret e portave dhe faqet e mureve te odave.

Se fundi studjues te interesuar dhe te apasionuar per gjetjen e me pas venien ne mbrojtje te ketyre vlerave kane bere kerkime ne shtepi te vjetra te qytetit.

Imazhet nga Studiuesi Kreshnik Nick Merxhani

What do you think?

Written by Admini

Dita e “Ujit të Bekuar” në Gjirokastër-Ja Kush e Nxorri Kryqin nga Ujrat e Lumit Drino!

Ju Kujtohen Çiçibunet që Shiteshin në një Dyqan në Qafë të Pazarit?!