“Dardha dimërore”në kujtimet e Persa Mihës dhe çfarë i tha poeti i shquar Lefter Çipa!

Kenga “Dardha dimerore” eshte kenduar ne Festivalin Folklorik te Gjirokastres 2004,me grupin Dea.Nga juria e festivalit eshte vleresuar me çmimin e inerpretimit me te mire.

Ja kujtimet e interpretueses te kesaj kenge Persa Miha:

Ne festival merrja pjese me me grupin e Sarandes,se aty banoja dhe kemi konkurrur me qarkun Vlore.

Kur ia mora kenges,Juria filloi diskutimin, ça eshte kjo menyre te kenduari,nje evolucion melodik,keshtu e percaktuan,i cili ndodh rralle.
Filluan diskutimet jo piluriote,zagorite,lunxhote.

Me pas, Poeti i shquar Lefter Çipa, anetar i jurise, me tha:

“Mos thuaj se je sarandiote,se menyra jote e te kenduarit na vuri ne mendime te gjenim nga ishe”.

Ne fakt une jam rritur me kenget e Lunxhit, Zagorise, Pilurit qe bene epoke ne vitet 70 -80.

Padashur gjithe ato melodi ishin brenda meje dhe i shfaqa ne menyre organike si pjese e qenjes sime.

Mbi kete baze lindi dhe kenga Labovite Xhinde honi,kur kendon moj Persefoni

Mos u cfaq si dallge Joni,

Labovite xhindehoni

Avazet mos ja trazoni,

Labovites xhinde honi

Mjegullen mos e kerkoni

Labovite Xhindehoni

Dhe ne vdeksha mos besoni

Rroj per ty moj Persefoni

Kjo eshte kenga qe me ngriti grupi i Himares,eshte dhe ne you tube.
Pa e ditur,e degjova ne top.chanell pas disa kohesh.

E mendova,mbase nuk e thone emrin tim,me vinte rende,komplekset tona…E kenduan deri ne fund,e te them te drejten u ndjeva e ngacmuar si Femer.Kisha degjuar kenge popullore per Mariken,Vitorine,etj…Po ja dhe nje kenge per nje femer konkrete te diteve tona”.