in

Arra “Monument Natyre” ne oborrin e restorantit ku sherben Katua ne lagjen “18 Shtatori”

Ne lagjen 18 shtatori te qytetit te Gjirokastres, ne oborrin e restorantit ku sherben Katua, eshte kjo Arre qe duket ne foto.

Gjirokastritet nga koha qe lulezoi e deri sot e kane quajtur Koqearre. Mendojme se me te shumtit e dine se kush e mbolli, pra historine e saj.

Ka ndodhur ne vitet e para pas 44-es. Ne kete vend, prane kinoteatrit Zihni Sako, kish zyrat, baraka te thjeshta, ndermarrje e rruga ures, e porsa krijuar, punetoret e se ciles merreshin me rregullimin e rrugeve dhe urave te demtuara nga lufta.

Me transportin e materialeve merrej nje nga shoferet me te vjeter te qytetit qe me pare kish bere rrugen e Tiranes,Korces, Vlores e Sarandes, me autobus dhe taksi.

Shoferi gjirokastrit i donte shume lulet dhe pemet e ne nje radhe me to mbolli dhe nje Arre per te cilen u kujdes sa kohe ishte ne ndermarrje dhe me pas te tjeret. Koqearra u rrit dhe eshte edhe sot e kesaj dite, sic e shihni dhe ne foto, ne oborrin me tavolina ku pihet dhe hahet nen hijen e saj.

E TREGUAM KETE HISTORI PER TE KUJTUAR GJESTIN E BUKUR TE SHOFERIT TE VJETER GJIROKASTRIT MUHEDIN SHAMETI.

NGA JU DESHIROJME TE DIME NESE KENI DEGJUAR ME PARE PER KETE HISTORI DHE CFARE DINI PER SHOFERIN QE MBOLLI KOQEARREN JO NE KOPSHTIN E TIJ PO PER TE BERE SIC BEN HIJE E FRESKI PER TE TJERET!

What do you think?

Written by admin

Kujtesë/ Foto e rallë specialistë të uzinës metalike të qytetit të Gjirokastrës

Jorgo Duvli, artizani veteran, me 60 vjet pune i pandare nga Qafa e Pazarit