in

Jorgo Duvli, artizani veteran, me 60 vjet pune i pandare nga Qafa e Pazarit

Para dhe pas clirimit te vendit, ne 5 degezimet e Qafes se Pazarit ka patur disa rrobaqepesi te specializuara, per burra dhe gra, dhe te perziera, ashtu dhe rrobaqepes me emer ne zanat per te cilet kemi shkruar.

Nga me ustallaret dhe i vetmi sot qe vazhdon ne tradite, ta ushtroje kete profesion, eshte Jorgo Duvli, zanat te trasheguar nga babai i tij.

Jorgua ne zanat ka rreth 60 vjet pune,(po sa dime pa nje dekorate e shperblim si mjeshter ne profesion), i pandare edhe pas vitit 90.
Jorgua vazhdoi te priste, qepte dhe hekuroste ne dyqanin ne mes te Pazarit, pa menduar dhe nje dite te emigronte sic bene shume artizane te tjere. Mbajtjen e familjes e mbeshteti ne “majen e gjelperes”, me pune te kualifikuar profesionale dhe, sic vleresohet, njeri i mire, me karakter dhe personalitet, sjellje e pune qytetare, te ndershme.

Ai ne zanat eshte mjeshter i vertete, ne prerje dhe qepje, i paarritur nga te tjere sidomos per pantallonat dhe kemishet.

Te rinjte gjirokastrite nga vitet 70-te e larte per pantallona dhe kemisha benin porosi vetem ne rrobaqepsine ku sherbente Jorgua, mbasi Ai u pergjigjej sipas modes se kohes, bente dhe tolerime duke guxuar ne plotesimin e stileve ne veshje, te ngjitura pas trupit apo te gjera nga poshte.

Nje karakteristike e Jorgos si artizan:si ne ate kohe, ne shtet, dhe tani privat, korrekt me orarin e punes, nga mengjesi ne darke, me drite ndezur, por ndryshe ndodh tani qe moda eshte e hapur.

Njeriu vesh c`te doje e si te doje dhe per te eshte kohe e vonuar, edhe pse syri dhe dora nuk i gabojne, ka fare pak porosi, rregullime e riparime me shume.

Megjithate nuk ndahet nga dyqani dhe shoqeria, nga buka e vjeter qe e mban lidhur, i “ze deren” qe pa gdhire apo ne oret e mbremjes per nje cik muhabet.

Shendet e pune ne vazhdim i urojme Jorgos, artizanit veteran te Pazarit qe mban “ndezur” zanatin e rrobaqepsit te trasheguar brez pas brezi ne Gjirokaster.

What do you think?

Written by admin

Arra “Monument Natyre” ne oborrin e restorantit ku sherben Katua ne lagjen “18 Shtatori”

Freski dhe kujtime nen hijen e Rrepeve shekullore