Ne qytetin e Gjirokastres ende nuk ka rene bora e pare. Gjirokastritet per kete dhe jane te merzitur dhe thone, na mori malli per nje çike bore!
Dhe kane te drejte. E duan boren dhe nje dite te vetme, dhe per nje fotografi, per kujtim.
Sidomos femijet, ata merziten me shume!
Plot kujtime dhe fotografi kane nga janari i vitit te kaluar, ndersa i ketij viti kaloi pa nje dite me bore, ndryshe nga vite me pare kur bora ishte sheshit ne Qafe te Pazarit.
E shtruar mire dhe e bute edhe ne sheshin e Çerçizit.
Si kartoline duken dhe pjese te qytetit, çatite e mbuluara me bore,rruga nenkala.
Gjirokastra e zbardhur nga Debora duket dhe me madheshtore, e qete dhe e bute, e bukur qe fale kenaqesi per cdo vendas e vecanerisht per vizitoret e huaj qe ndoshta dhe nuk kane pare bore me sy ne vendet e tyre.
Po kete kenaqesi dimri i sivjetem nuk ua dha. Te presim cdo ndodh ne vazhdim.
Te gjithe kane nje çike mall per nje dite me bore.
Ndoshta do te vije dhe bora do zbardhe, per bukuri dhe kenaqesi te femijeve ne vecanti.
Faleminderit Fitim Çoçoli per keto foto te Gjirokastres!