in

Kujtesë/ Kristaq Çabeli Drejtori i Parë i Ndërmarrjes së Shërbimeve në Gjirokastër dhe Kjo Foto e Vitit 1948 që Zgjon Kujtime!

Koha e luftes solli ne Gjirokaster shume deme, shkaterrime ne rruge, dyqane e shtepi dhe rindertimi i tyre ishte hapi i pare qe u ndermor.

Ne vitin 1948 u ngrit dhe ndermarrja e pare e sherbimeve qe merrej me punet komunale kryesisht brenda zones se pazarit dhe ne lagjet. Drejtor i saj ishte Kristaq Çabeli, nga kuadrot e pare te pasluftes qe banonte me shtepi ne lagjen Varosh prane godines se Radio Gjirokastres sot.

Drejtori Kristaq Çabeli siç kujtohet dhe sot nga te moshuarit ishte organizator dhe drejtues i afte dhe i lidhur me njerezit , me problemet e qytetit qe ne ato vite pas -48 nuk ishin te pakta.

Ai kishte ne “ngarkim” edhe zanatcinjte e qytetit, nje pjese jo e vogel ne numer nga fshati, sidomos nga Dropulli qe vinin qe pa gdhire ne dyqanet e Pazarit, rrobaqepes,kepucare, samarxhinje, etj.

Pas punes ne repartet e sherbimit dhe ato per meremetimet ne rruge,ne mure , ne catite, aksion i pergjithshem i ndermarrjes ka qene kthimi i cative te pazarit si ato poshte rruges qe vete tek zyrat e qarkut ashtu dhe blloku i dyqaneve poshte klubit te gjuetareve.

Per kete periudhe punetoret e kesaj ndermarrjeje ishin perfshire edhe ne luften kunder karkalecit qe rrezikonte bimet bujqesore.

Drejtor Kristaqi mbante marredhenie te mira me punonjesit dhe kujdesej edhe per pushimin dhe argetimin e tyre. Eshte nga te paret qe hodhi idene e krijimit te nje parku nen rrugen e kalase qe me vone u vesh me peme e u gjelberua.

Tek kjo zone u bene dhe disa investime te vogla per vende pushimi dhe argetimi dhe ne 1 maj te vitit 1948 aty u organizua dhe nje piknik me ndermarrjen qe kaloi me aktivitete dhe me te “ ngrene e me te pire” te gjithe bashke.

Nga ajo dite na vjen dhe kjo fotografi qe po percjellim, e larget ne kohe por qe zgjon kujtime !

What do you think?

Written by Admini

Demua, Vëllai i Madh i Hasan Tushes, Shofer në Parkun e Gjirokastrës me Mjetin MT Targë 57-92 që Dinte dhe Një Zanat Tjetër!

“ Të Gjithë Kanë Mall për Një Çikë Borë!”Faleminderit Fitim Çoçoli për Këto Foto të Gjirokastrës në Borë!