Kjo tavernë me gatime të “vjetra” është përballë me këndin e lojrave me dorë. Ajo gjate ditës është e qetë por kur nis e bie mbremja atmosfera aty është ndryshe.
Tavolinat pothuajse janë të zëna, duhet te presesh ose te kesh kërkuar vend më parë. Ndodh kjo se klientët, miq e shokë te Renatos aty janë abone. Po dhe një gjë. Kur shikojnë të ardhur “abonetë” ‘shtrengohen’, mblidhen në një tavolinë.
Tavera e Renatos ka dy te mira. E mira e pare eshte vete Renatua, i miresjellur dhe dashamirës me të gjithë;
E mira e dytë është menyja e larmishme, me gatime ‘aty për aty’, me produkte vetem bio, të gjitha të traditës.
është berë dhe opinion për cilesine dhe shijen e qifqive, qofteve, mishit dhe kokëve te pjekura te qengjit, tavave me peshk e ngjala po dhe te diganisura ose ne prush. Ka dhe bretkoca që tek Renatua nuk mungojnë.Pastaj mbi tavolinë verë e raki vendi.
Renatua lokalin e ka me qera po kujdeset si për pronën e vet; e mban paster brenda e jashtë. Tani në pranverë dhe verën e pritshme jashtë është dhe me bukur, gjelbërim e lule, edhe trendafila.
Më 15 prill ai dhe klientet perjetuan një ngjarje te vecantë. Celi trendafili i parë dhe sapo u be ky zbulim i rendesishem në orën 21:15 e fotografoi dhe e percolli ne fb për ta parë dhe miqtë e tij.
Renatua gatuan, shkruan dhe lexon.
Eshte dhe fotograf po dhe Tifoz i ‘cmendur’ i Luftetarit po mbi këto është një mënaxher i palodhur ne tavernen e vogel ne Bashte të Teqesë. Ai e do punën që e nis pa gdhire e prej saj ndahet ne mbremje vone po i qetë e i gëzuar!
kliko Renato Xhimo dhe shiko per foto