Kohë e larget aq sa dhe nuk dihet se kush i solli dylbite e para po fakt eshte se ne shtepite e medha ato kane hyre vonë, edhe 50 apo 100 vjet më pas se u shpiken nga shekulli i XVII.
Me siguri mëgimtarë gjirokastritë do kenë qënë se gjirokastritët e kanë rahur shpejt kurbetin, pa e harruar vendlindjen.
Dylbitë si gje e re për botën e ca më shumë për nje vend si Gjirokastra, si është thënë më parë ‘ne fund te botës’, bëhëshin dhuratë në pajë, bashke me bizhuteritë.
![](https://gjirokastraonline.com/wp-content/uploads/2018/09/dummy-ad-300x250-1.jpg)
Ato mbaheshin të pahequra nga dritaret. Të privilegjuara për të parë sa të donin e ne çdo kohë ishin plakat e shtëpisë, nuset kur t`u mbetej kohe, se ngrinin shtepine per paqllëk, nikoqirllëk dhe pastërti.
Plakat mblidheshin dhe bashke per te shkuar kohen, per të pare ‘materialet’ në sy e në “pëllëmbë të dorës” te cilat i komentonin duke rufisur nje dhe me shume kafe.
Këtë të mirë që “mblidheshin” e kishin dhe nga dylbitë!
Dylbitë nuk i mbanin për dukje e për ‘sy të botës’ por se ju duheshin dhe për ‘punë’.
Ndonjë, e rënduara nga punet dhe mosha, me to gjente rehati dhe qetësi, bënte sehir po kish ne dore dhe situatën rreth shtepise.
Erdhi filanja! – thoshte dhe nusja e shtëpisë nxitonte për ta pritur.
Dylbite disa shtepi i kane dhe sot po jo në përdorim me interesi dhe kureshtjen e dikurshne; plakat dhe shikojnë me to, po jo ne çdo kohe, se televizorin e kane ne shtepi, vetem ndonje që ka merak portën e shtëpisë “se kush vjen e kush ikën”.
Për të parë se ç`behet në Gjirokastër e prapa saj, prapa maleve, ndezin televizoret.
![](https://gjirokastraonline.com/wp-content/uploads/2018/07/dummy-ad-728x90-1.jpg)