Kleanthi eshte nje nga fansat e faqes tone nga krahina e Lunxherise.
Ai me profesion eshte agronom po karriere ka bere ne ushtri.
Ka perfunduar shkollen e mesme bujqesore dega frutikulture ne Libohove dhe filloi pune ne ndermarjen bujqesore Muzafer Asqeri, agronom i mesem ne zonen eksperimentale, nen kujdesin e dy drejtuesve me emer, Genci Kutra dhe Krisavji Zhdavo.
Ne vitin 1980 Kleanthi ne Zall Her ne Tirane kreu shkollen e instruksionit per oficer rezervist dhe pas kesaj ne 1982 filloi pune ne fermen Lunxheria ne sektorin Dhoksat.
Me pas u vesh oficer aktiv dhe ne Qershor 1983 me detyre ne Poliçan Gjirokaster ku dhe u vleresua me medaljen e sherbimit ushtarak.
Nderkohe pas 6 vjetesh shkoi ne shkollen e bashkuar te oficerave per studime te metejshme profesionale per 1 vit dhe ne vitin 1991 doli ne lirim.
Kleanthi mergoi ne Greqi ku dhe vazhdon duke kontribuar dhe per ngritjen dhe funksionimin ketu te shoqates Lunxheria se bashku me lunxhote te tjere si Spiro Xhavara,Katina Rebini, Manol Neti,Froso Neti,Petraq Shupuli etj.
Ka punuar per te mbajtur ndezur zakonet dhe traditat e Lunxherise se bashku me lunxhote te ikur shpejt para lufte,si doktor Panajot Kolomihalin nga Saraqinishta.
Inkurajon dhe organizon takime e vizita te perbashketa me familjet lunxhote ne Athine, festat e ngjarjeve te krahines, ditelindje e aktivitete folklorike per te mbajtur gjalle kengen lunxhote me pjesem,arrje edhe ne festivalin Divani Lunxhot.
Kleanthi ka botuar edhe tre libra gjate kohes ne emigracion “ Maratona e mallit”, “ Ujvarat” dhe “ Rroj me ty vendlindja ime”.
E urojme per Ditelindjen! Me Jete te Gjate e te Lumtur!