Sot fb na kujtoi se ka ditelindjen inxhinieri permetar Mihallaq Çapullari, figure publike ne qytetin e tij te lindjes por dhe me gjere, me shoqeri qe respekton dhe vlereson formimin dhe karakterin e tij te mire, aftesite profesionale dhe shoqerore.
Mihallaqi ka mbaruar shkollen e mesme Sami Frasheri ne Permet dhe Fakultetin e Shkencave Pyjore.
Jeten dhe punen e ka lidhur me natyren, me masivet pyjore te Permetit dhe krahinave rrotull, me Bredhin e Hotoves etj.
I pandare nga profesioni e ka ushtruar si inxhinier i thjeshte e disa vite radhazi kryeinxhinier e drejtues i ndermarrjes pyjore, me studime e projekte ne ruajtje, mbrojtje dhe pasurim te siperfaqes pyjore te rrethit.
Ne marredhenie me punonjesit dhe shoqerine eshte model i nepunesit te thjeshte i karakterizuar nga deshira dhe vullneti per te ndihmuar dhe per te bere mire, karakteristike e permetarit te urte, te bute dhe te drejte.
Mihallaqi ca vite perpara nga ngarkesa ne pune pati dhe probleme me shendetin po tani eshte mire dhe i urojme me rastin e ditelindjes shendet e jete te gjate.
Ne profilin e tij ne fb gjetem pak foto dhe keto pejsazhe te masiveve pyjore te rrethit dhe dy foto te vetme nga femijeria dhe rinia e hershme qe tregojne sa i thjeshte e i komunikushem e zemergjere me shoqerine aq i “ngurte” per te treguar jeten dhe punet e tij ne vite.