in

Sot pasdite tek Rudina u prezantua bukur grupi Nektari i Polifonise

Sot ne pasdite grupi “Nektari i Polifonisë”, i përbërë nga elementë me origjinë nga qarku i Gjirokastrës që jetojnë në Tiranë, u prezantua me kenge ne emisionin e Rudina Magjistarit.

Ata treguan se jane nje grup të rinjsh te pasionuar e te dashuruar me kengen e pare, kengen polifonike labe që në moshën e vogël, se kane kenfuar ne disa festival folklorike dhe kenga i beri bashke edhe ne Tirane, ku dite me pare, sic u shprehen” kenduan ne mes te Tiranes’ dhe fituan duartrokitjet e zjarrta te publikut.

Ata thane ne studio se jane rritur e edukuar me kengen labe dhe ate, si kryevlerë shpirtërore me Unesco, do ta ruajne, pasurojne e percjellin ne breza.
Repertori i melodisë të grupit niset nga qyteti me kalanë e Argjirosë, fluturon mbi malet e Labërisë, merr flladin e Akroqeranit të Jonit si dhe të kalasë heroike me bedena pa u ndalur drejt valeve të Polifonisë.

Ne studio ata kenduan kengen polifonike “ O more deti me vale” te shkruar nga mjeshtri i fjales poetike dhe polifonise shqiptare Lefter Çipa, Nderi i Kombit.

Urojme anateret e ketij grupi suksese dhe falenderime per nismen e tyre te bukur duke permendur dhe emrat e tyre:Mihal Kaçi,Alvaro Çenko,Juliano Zholi,Rubin Ceka,Rudian Zia,Deivis Myslymi,Igli Frëngu,Donald Çani,Kimeld Çenko,Alban Çenko,Joan Duka,Santiljano Velçani.Burhan Shehu.

What do you think?

Written by admin

Ne foto, dikur, shtabi i çetes ,shkolla Koto Hoxhi ne Gjirokaster

Gjeni veten ne kete foto te larget, miting ne Sheshin e Çerçizit ne Gjirokaster