in

Sot Kosta Makariadhi, Pedagogu i Matematikës që u Bë Deputet Feston 80 Vjetorin e Lindjes

Kosta Makariadhi eshte figure e njohur ne Gjirokaster , ne krahinat e saj e me gjere.

Eshte nga fshati Dervician i Krahines se Dropullit.Ka kryer shkollen e mesme Asim Zeneli dhe fakultetin per Matematikan e mbaroi ne Universitetin e Tiranes.

Kontributin si mesimdhenes per shume vite e ka dhene si pedagog i matematikes ne gjimnazin Asim Zeneli te Gjirokastres, po ka dhene mesim edhe ne shkolla te tjera si ne filialin dhe Universitetin” Eqerem Cabej” .

Disa vite punoi ne ndermarrje ekonomike si matematikan per zbatimin ne prodhim te prerjeve matematikore, fushe qe ndihmonte ne kursimin e materialeve e lendeve te para qe perdoreshin si ne fabriken e lekure kepuces etj.

Shkolla dhe nxenesit jane dy pikat e dobeta te pedagogut Kosta Makariadhi kontributi i te cilit ne pergatitjen e zhvillimin e prirjeve te nxenesve ne fushen e shkencave e vecanerisht ne matematike eshte shoqeruar me vleresimin dhe falenderimet qe ai ka marre nga ish nxenesit disa nga te cilet e kane ndjekur edhe ne profesionin e tij, jane dalluar si pedagoge te matematikes apo kane punuar ne fusha te ngjashme ne zbatimin e saj ne ekonomi.

Pas viteve 1990, Kosta Makariadhi u perfshi ne jeten politike te vendit dhe ka qene deputet ne nje legjislature si perfaqesues i PBDNJ-se.Kontributin ne politike e ka dhene dhe me pas me artikuj publicistike dhe komente per analizen e situatave ne vend.Ka perseritrur shpesh se “Vota e lire eshte e vetmja arme ne demokraci ne dore te qytetarit”.

Kosta Makariadhi ka nje faqe ne fb dhe ne te trajton tema te aktualitetit dhe ndan me miqte edhe anekdota, ushtrime matematikore, fjale te urta, esse te shkurtra, keshilla e thenie te personaliteteve te medha te botes se shkences, artit , letersise e kultures. Ja disa thenie qe ka percjelle:

Nje komb te edukuar mire eshte e thjeshte ta drejtosh, por e veshtire ta pushtosh.
(Lord Brougham)
Kushtojini rendesi te vecante edukimit te rinise. Nje neglizhim sado i vogel ne kete drejtim, do te na kushtoje mjaft shtrenjte. (Aristoteli)
E ardhmja e nje kombi eshte ligjur ngushte me edukimin qe merr rinia.
(Albert Einstein)
Te mos pranosh gabimin qe ke bere, do te thote qe se po ben nje gabim te dyte.
(Bill Clinton)
Pa shokun e mire, njeriu nuk i njef gabimet e veta. Nëqoftëse deri në të njëzetat nuk do mësosh,në të tridhjetat nuk do bësh diçka,
në të dyzetat nuk do kesh, ahere në të pesëdhjetat,as do mësosh,as do bësh ndonjë gjë,as do të kesh!

Kosta Makariadhi eshte shprehur edhe per aeroportin e Gjirokastres:Nga çdo pikëpamje: historike, ekonomike, poltike, kulturore, monumentale por edhe thjesht njerëzore, aerodromi t`i rekthehet GJIROKASTRËS si qytet dhe si rajon! E meriton dhe këtë unë e them me bindje intelektuale dhe jo vetëm si gjirokastrit.

Kohen ne pension Kosta Makariadhi e ndan me dy qytete, me Gjirokastren dhe Athinen por ben vizita edhe jashte shtetit tek femijet, si ne Suedi, edhe me pershtypje qe i ndan me miqte ne fb:

Nje ambient i ndryshem nga ai Ballkanas, si nga pikepamja gjeografiko-fizike po ashtu dhe nga botekuptimi per menyren e jeteses…shume ambiente per te lojtur femijte ku nuk futen qente si ne Greqi, kazanet e plehrave te futura brenda kioskave te vecanta dhe qe riciklohen dhe perdoren per ngrohjen e shtepive ne te cilat temperatura qendron konstante rreth 20-24 C, mund te qendrosh me kemishe dhe pantallona te shkurtera. Ne jemi ne Kristinehamn nje qytet me rreth 35000 banore, 3 ore larg Stokholmit, nga shtepia nuk degjon asnje lloj zhurme, secili shikon punen e tij, pas ores 18-00 rrugeve nuk shikon njerez, vetem ata qe vrapojne ose me biciklete. Ka shume zogje qe fluturojne ne bashkesi dhe ulen ne ambiente jeshile per te kerkuar dhe gjetur ushqim…”

Gezuar 80 Vjetorin, me Shendet e Jete te Gjate!

What do you think?

Written by Admini

Peshqitë dhe Ngjalat e Lumit Drino, Ç`Thotë Peshkatari Niko Koçollari për Llojet, Cilësitë dhe Shijen e tyre!

Kujtesë/ Këngëtarët e Famshëm të Polifonisë Gjirokastrite Xhevat Avdalli dhe Demo Çenko