in

“Skënderbeu” – Filmi i Parë Artistik me Xhirime edhe në Gjirokastër, Fryt i Bashkëpunimit Shqiptaro-Sovjetik!

Në vitet e para të Çlirimit, në Gjirokaster jane xhiruar filma artistikë dhe dokumentarë.

 

“Skënderbeu” eshte filmi i parë artistik, bashkëpunim i Kinostudios “Shqiperia e Re” me atë sovjetike, regji të Sergei Yutkevic, prodhim i vitit 1953.

 

Gjatë qëndrimit në qytet aktorët sovjetik dhe personeli ndihmës, zune vend në hotelin e Hadërajve (Sopoti) në sheshin e Çerçizit.

 

Ardhja e aktorëve sovjetik shënohej e vleresohej ngjarje për banorët të cilët i mirepritën dhe u treguan të gatshëm të beheshin pjesë e skenave masive; veshur luftëtarë, me fustanella, në kështjellë në çatitë e shtepive karakteristike dhe ne betejat e improvizuara në rruget dhe sokakët me kalldrëm të qytetit.

 

Ditën e largimit të aktorëve, ne sheshin e Çerçizit kishin dalë dhjetra gjirokastritë, shumica fëmijë që aktorët sovjetik i përcollën me dashuri.

 

Për xhirimet e fimit “Skënderbeu” Akaki Khorava qëndroi disa ditë në qytet. Ai luante rolin kryesor, te Heroit tone Kombetar. Gëzonte simpatine dhe dashurine e bonereve gjirokastrite te cilet paten fatin ta njohin nga afer dhe te ndjekin me kureshtje dhe dashuri lojen e tij ne filmin “Skënderbeu”, nje pjese luajtur ne qytet, ne Keshtjelle dhe ne lagjet rreth saj.

 

Aktori Akaki Khorava i lindur ne Gjeorgji ishte perfaqesuesi me i degjuar i kinematografise sovjetike me fame boterore. Per rolet e shumta dhe famen qe kishte ne bote, ishte nderuar me titullin e larte “Artist i Popullit” i Bashkimit Sovjetik. Ai u nda nga jeta ne vitin l964.

 

Pjesë nga filmi me muzikë të të pa përsëritshmit Çesk Zadeja:

 

 

What do you think?

Written by admin

Vëllezërit Gjuetarë Beqo e Shaban Mero! Nishanxhinj, nga më të vjetërit e Gjirokastrës!

Si e festonte Vitin e Ri Kamber Dudumi, me dy gota uji me raki, mish te pjekur e kokë qengji që ia dërgonte dhoro kasapi Çano Kadëna!