in

Situata ne Kakavijë:Pala greke ka njoftuar se do të marrë masa te tjera lehtësuese…

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka kontaktuar me palën greke dhe sqaruar se janë shtuar mjekët që kryejne tamponin tek qytetarët.

Sipas MEPJ pala greke ka njoftuar se do të marrë masa te tjera për lehtësimin e situatës deri në heqjen e detyrimit për bërjen e testit.

Ndër të tjera iu është bërë thirrje qytetarëve ta kryejnë testin edhe në institucionet e licencuara shqiptare dhe ta përkthejnë përgjigjen në anglisht.

“Me qëllim përballimin e situatës dhe lehtësimin e lëvizjes që qytetarëve shqiptarë janë kontaktuar në vijimësi autoritetet greke të cilët kanë shtuar personelin shëndetësor në Pikën Kufitare të Kakavijës.

Risjellim në vëmendje se shtetasit shqiptarë mund ta kryejnë testin edhe në institucionet e licencuara shqiptare dhe ta përkthejnë përgjigjen në anglisht.

Ky testim njihet edhe nga autoritetet greke dhe do ta lehtësonte më shume situaten.

What do you think?

Written by admin

Kot nuk i thone – Afer detit, afer mbretit

Sot urojme per Ditelindjen Dr. Islam Bucin