Revista ‘Forbes’ ashtu si çdo vit ka publikuar listën e grave më të fuqishme në botë.
Për vitin 2019 gruaja më e fuqishme në botë ka qenë kancelarja gjermane Angela Merkel. Nën drejtimin e saj Gjermania u kthye në super fuqinë ekonomike të Europës.
Merkel njihet edhe për thjeshtësinë e saj. Fotot ku ajo bënte pazar e vetme u bënë virale.
Po ashtu virale u bënë edhe fotot ku ajo ecnte në shi me bashkëshortin e saj dhe nuk kishte asnjë që e ruante nga pas.
Kancelarja gjermane është një figurë mjaft e dashur edhe në vendin tonë.
Kurse në në vendin e dytë është Christine Langarde, presidentja e Bankës Qendrore Evropiane. E treta është Nancy Pelosy, e cila u bë gruaja e parë që shërbeu si kryetare e Dhomës në SHBA në 2007, shkruan gazeta Tema.