in

Kompozitori i Shquar Shqiptar  Avni Mula, Artist i Popullit dhe Nderi i Kombit, Feston 92 – Vjetorin e Lindjes- Ja Urimi i Vajzës së Tij, Inva Mula!

Kompozitori i Shquar Shqiptar  Avni Mula, Artist i Popullit dhe Nderi i Kombit, Feston 92 Vjetorin e Lindjes

Me kete rast, te shenuar ne jeten e babait te saj, si çdo vit, Inva Mula e uron të jatin përmes rrjetit social në mënyrë shumë speciale:

Ja urimi i saj:

“Happy birthday to my 29 years old Hero !” – “Ditëlindje të lumtur Heroi im 29 vjeçar” – duke e numëruar ditëlindjen e 92-të mbrapsht!

Inva Mula sonte do të japë shfaqje në Gstaad dhe shkruan se “ Prandaj nuk jam sonte të festoj me të…por do të këndoj për të”.

Avni Mula lindi ne Gjakove .

Studimet e larta muzikore i kreu në Konservatorin “Çajkovski” të Moskës (1952-1957), ku u diplomua si këngëtar lirik, bariton.

Baritoni dhe kompozitor i njohur Avni Mula për dekada me radhë është vlerësuar dhe nderuar për krijimtarinë e tij, që ka sjellë jo vetëm në skenën operistike, por dhe në atë të këngës në festivale të ndryshme.

Mjeshtri i madh Avni Mula mban mbi supe 92 vite.

Krijimtaria muzikore e Avni Mulës është shumë e gjerë ajo fillon nga gjinia e romancës, kantatave, operas, e deri tek koncertet vokalo simfonike, këngët muzikës së lehtë, për fëmijë, etj.

Nuk janë të pakta rolet që ka sjellë në skenën operistike duke kenduar edhe përkrah bashkëshortes së tij, sopranos së njohur Nina Mula.

Ne operat “Traviata”, “Berberi i Seviljes”, operën “Skënderbeu” ishte një nga prijësat kryesorë në këto vepra. 

Ndër vite Avni Mula ka shkruar shume këngë për jetën,  dashurinë, atdheun, etj, dhe i ka interpretuar me ndjenje dhe bukur.

 “ Une i  dua të gjitha veprat  e mia njëlloj, po ashtu dhe këngët e mia. Nuk i ndaj ato…Kam kënduar muzikën shqiptare dhe të huaj, e cila më ka falur shumë në jetën time dhe nuk kam pengje, pasi jeta artistike ka qenë me plot vepra… ” eshte shprehur Avni Mula.

Familja Mula është një nga Familjet e Mëdha të Artistëve shqiptarë, ku të gjithë anëtarët e familjes janë artistë: Avni Mula, Nina Mula dhe dy vajzat, Adelina Mula, pianiste dhe Inva Mula, me famë botërore.

Firmën e tij mbajnë edhe shumë këngë të muzikës së lehtë, mes të cilave “Valsi i lumturisë”.

Edhe gjirokastraonline bashkohet me te gjithe miqte e faqes dhe lexuesit e saj dhe i uron Artistit të shquar shqiptar Avni Mula të festojë edhe shumë e shumë ditëlindje të tjera!

What do you think?

Written by Admini

Sipas Revistës “Forbes”/ Kancelarja Gjermane Angela Merkel Gruaja më e Fuqishme në Botë për Vitin 2019

Kujtesë/ Në  24 Maj 1950 Personeli Mjekësor i Spitalit të Gjirokastrës Filloi nga Puna në Godinën e Re që Sot Mban Emrin “Omer Nishani”!