in

Si u shpall Gjirokastra e pavarur më 4 dhjetor 1912

Në pasditen e 28 Nëntorit 1912 Gjirokastra mori lajmin e madh të Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare, ndërsa më 4 dhjetor festoi po me madhështi  vendosjen e Flamurit Kombëtar në kala, përpara kullës së sahatit.

 

Përpara se të shkohej në kala, populli u mblodh në hyrje të Prefekturës, tek Klubi, ku u mbajten fjalime për rëndësinë e Pavarësisë e për flamurin simbol të lirisë.

 

Në foto: Idriz Guri

 

Thoma Papapanos ndër të tjera tha:

“Për këtë shpirt, për këtë gjuhë, për këto zakone luftuan të parët tanë, për këtë mëmëdhe se kursyen gjakun e tyre, për lirinë e mëmëdheut tonë luftuan me trimëri të pashoqe shqiptarët t`udhëhequr nga  i Madhi Skënderbe kundër turqvet”

 

Në foto: Elmaz Boce

 

Pas tij foli edhe studenti Bahri Karagjozi e pastaj i gjithë populli nën drejtimin e Hasan Xhikut me flamurë në krye e me nxënësit e shkollës përpara u drejtua  për në kështjellë me valle e me këngë revolucionare.

“Këtu, -shkruan Papapanua, përpara kullës së sahatit zbritëm flamurin turk të Turqisë nga shtiza dhe duke kënduar nxënësit e shkollës shqipe “Liria” hymnin e flamurit kombëtar, ngritëm flamurin e Skënderbeut, i cili valoi krenar mbi atë fortesë gjer ditën 16 mars 1913”.

 

Në foto: Hasan Xhiku

 

What do you think?

Written by admin

Hasudeja e Gjirokastrës – Ja si e Përgatiste atë në Oxhak Plaka e Cfakës Kanxhikate Xhiku?

Kush e përgatiti flamurin e çfarë thanë oficerët turq në restorantin e Cile Mukës