Miremengjesi dhe Dite te Mbare!
Ra dielli mbi Gjirokaster, mbi çatite e mardhura cepat e te cilave duken akoma sikur pikojne gjume.
Grarise si dhe cdo mengjes edhe sot i ka dale gjumi shpejt se dhe e dine, oret e mengjesit jane te ngarkuara me endrra te liga, e lumtur ajo qe del e para ne avlli e gezohet t`i thote gjitones:
” Si u gdhive? e pastaj tjetra:
– Mire mi, po ti si u gdhive?
-Po femila, po halle Xhikua si u gdhi, Me mire eshte tani? Mos u merzit se do t`i shkoje! Ja ashtu dhe tezja me kolle, po e hodhi;;;”
– Po mese mi?”
– Me raki te perveluar dhe gargare me sode. Te kujtohet mi kur ishim te vogla?Vinte infermieri, Timole Bashari per gjelperat dhe i thoshte Anese: Gargare me sode eshte ilaç per griket!’.
– I paharruar, vinte tjetri ne cdo kohe, ne daç ne shi, ne daç ne bore, me kembe ne male te Manalatit!”
– Se me doli nga mendja, po ata nga Filadelfia, si jane mi, ke folur ne telefon?
Tani vazhdoni se kam vene xhezvene ne prush!…