in

Si të fitoni apo “shpëtoni” nga çdo situatë nëse përdorni fjalë dhe shprehje të vjetra të Gjirokastrës!

Tashmë është bërë i njohur fakti që një shikues duke marrë pjese në një nga konkurset e News 24 u bë fitues vetëm me një fjalë, me fjalën gjirokastrite “kacan”. Dhe nuk fitoi pak. Duke vënë në punë llogjikën, imagjinatën e, mbi të gjitha, duke iu referuar fjalëve karakterizuese të të folmes të qytetit tonë, aq e pranuar dhe e bukur në bisedat tona që, pavarësisht se nuk ngjan tamam tamam me atë të gjyshërve e stergjyshërve, është gjuha e vërtetë shqipe, është një thesar ku shkrepëtin gazi e dhimbja, ku pleksen ne menyrë dramatikisht komike e vërteta me absurdin.

Nga përdorimi i këtyre fjalëve, sic tregon Ymer Gega, kryeinxhinieri veteran i fabrikës së lëkurë kepucëve, në nje takim me Ministren e asaj kohe, te sistemit te kaluar, Vito Kapo, së bashku me Shefqet Kokalarin, atë kohë drejtor, ja si dolën të fituar.

“Në takimin e dytë, tregon ai, Ministrja Vito Kapo na priti ndryshe, dukej optimiste. Sic duket, studimin, e kish kaluar vete neper duar dhe kish arritur ne nje perfundim që mund te behej dicka. Megjithate, përsëri nguli këmbë për efektivitetin ekonomik, për rezultatin, nëse dilnim me fitim dhe për sa kohë mbulonim shpenzimet që do të bëheshin. Ajo priste një përgjigje, argument dhe, pa druajtje, i çliruar se na priti mire, u përgjigja me dy fjalë.

-Shoqja Ministre, -i thashë. Ne shtetit i kerkojme para me lugen e kafese, ndërsa shtetit do t’i sigurojmë të ardhura me fadroma!

Ajo qeshi dhe, duke na dhënë dorën, na tha se “dicka do të behet”. Kur dolem nga zyra, Shefqeti më tha:
– Me duket se fituam!
– Ashtu mendoj dhe une!- i thashë.
– I pëlqeu krahasimi me “lugen e kafese”.
– Po ku të vajti në mëndje?!
– Më thoshte babai, Muharremi:

“Me të mëdhenjtë që të hëdhësh lumin, duhet te flasësh shkurt e qartë, përdor fjalë popullore gjirokastrite se te shpëtojnë!”

 

/Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i çdo materiali ne faqen tone pa marre me pare leje nga ne dhe materialet qe marrin leje duhet te vendosin citimin: GjirokastraOnline.com

 

What do you think?

Written by admin

Mësuesja veterane Pranvera Karagjozi, na sjell në kujtesë mbi 40 vitet e saj në arsimin e Gjirokastrës

Mësoni sot 4 fazat e rakisë! Ja si gjirokastritët e kalojnë fazën e katërt!