Ne Gjirokaster para viteve 90 tek kasapet, dyqanet e mishit.jo pak veta kur dikush i pyste “C’mish more? me mburrje dhe te kenaqur pergjigjeshin:”Te vogel dhe me dhjame!”
Disa dhe i luteshin Aliut: ” Dua nje dele po te majme!”
Na u kujtua kjo shprehje sot,ne nje nga dyqanet e mishit ku nje blerese beri namin se kasapi i dha nje therrime dhjame mbi tulet me mish duke permendur nje radhe semundje qe demek nuk te ben mire per shendetin.
” Dhjami eshte ilac”, nderhyri ne bisede nje bleres i vjeter ne moshe:
” Pse budallenje ishin te paret qe e donin mishin me dhjame? E peredornin dhe ne vend te gjalpit,e benin dhe cingaridhe mbi mumulige.”
“E po ata nuk vuanin nga tensioni,nga zemra,nga melcia dhe kolesteroli” nderhyri nje tjeter dhe debati jo ben ,jo s’ben,jo te ben mire, jo s’te ben mire vazhdoi gjate.
Po ju si thoni e pelqeni dhjamin apo keni anicire?