in

Si e mesoi Bajofshehuri qe di gjirokastritet tek Çoçoli e pinin ujin pa leke !

Di gjirokastritet kete mengjes, bashke me Bajofshehurin, sic e pagezuan lagjarin e tyre te vjeter, dy vjet pa vene kembe ne Qafe te Pazarit, te Çoçoli u ulen per kafe dhe uje por qe me pas e shtruan me dopjo, veze te ziera te pules dhe te cingarepsura…

Porosine e pare, Kafe dhe tre shishe Lajthiza e beri Bajofshehuri qe , i gjendur ne mall e nostalgji, nisi nga pyetjet;c`behet filani e filanja, c`kemi nga lagjja, c`thote Hasani e te tjera e te tjera.

– Mire kafete po shishet me uje i harrove?- beri vrejtje Bajofshehuri.

– Ore, ke mende ti? U bere si Bajofshehuri, po s`ke faj, vajte kohe pa ardhur!

– Pse mo, si eshte puna, u be deti kos ne Gjirokaster?

– Po jo mo, tani ne gjirokastritet e pime ujin pa leke!

– Pa leke?

-E mo , pa leke!

– Pime sa te duam, sa na del nga hundet. Varda, eshte xhaba ! Derdhet dhe ne kaderdhem. Kemi dhe per koshtrat. 24 ore.

-Te Rroje Partia!-ngriti zerin buze dredhur gjirokastriti i dyte ndersa tjetri ia mori fjalen nga gola  duke bere porosine e dyte:

– Degjo mo hamoqedhe: ne daç beso ne daç mos beso po dhe ketu ne lokal ne e pime ujin pa leke ndaj si eshte ajo fjala dadhandyshe ktheje ndryshe , ato shishet Lajthiza i kthejme, pime secili nga nje teke dhe na vete ne  bark… apo si thua?

– U tha u be !

– Mire mo vedha! …Rrofshe qe u duke!

– Lavdo tre teke, nje kane me uje pa leke dhe ndonje nje gje te cingarepsur!!…

What do you think?

Written by admin

Në këtë foto, gjeni emrin e vendit te “shkrepjese” dhe te fshatit, te lugines dhe…

Grupi folklorik i krahinës së Lunxhërisë këngë për biznesmenin e njohur lunxhot Kiço Noti