Te gjitheve na ka rastisur qe gjate veres te kerkojme neper supermarkete dhe farmaci locione kunder mushkonjave, por shume prej tyre permbajne substanca te demshme, prandaj nje zgjidhje shume e mire do te ishte qe ta pergatisnim ne shtepine tone solucionin kunder mushkonjave.
Me poshte ne po iu sjellim dy metoda kryesore natyrale kunder mushkonjave
Uthull molle
Është një ndër solucionet më efikase që mban larg padyshim mushkonjat.
Mjafton të lyeni një pambuk me uthull molle dhe të lyeni zonat e zbuluara të trupit me të, para se të flini apo kur qendroni në ambjente ku mushkonjat hyjnë lehtësisht.
Kamomili
Një prej bimëve mjekësore më të lashta ka efekt paralizues ndaj insekteve.
Ndaj ju mund ta thani dhe ta shpërndani nëpër shtëpi.
Mund të vendosni pak kamomil të tharë në parvazin e dritareve ose mund ta përgatisni në formën e çajit dhe të lyeni trupin me të.
Në këtë mënyrë edhe lëkura e trupit do të bëhet e butë dhe e lëmuar.
Perdorini keto metoda kete vere dhe do te shpetoni njehere e mire nga mushkonjat.