Një video selfie ne një festival duket se tregon një djale qe i hedh një pilulë misterioze vajzes në pijen e saj ndërsa ajo kercente me një mikeshe.
Bjondja po xhironte skenën ne party, ndërsa kërcente me një mikeshe, duke mbajtur telefonin e saj në një dorë dhe duke lëkundur pijen e saj me doren tjeter.
Në një moment dikush gjendet prapa saj dhe duket se i hedh diçka në pijen e saj.
Video u postua në rrjetin social Twitter të mërkurën me paralajmërimin:
“Unë kurrë nuk do e kuptoj se si një djalë mund të jetë aq i keq dhe të ndjeje nevojën për të qenë një grabitqar i tillë i neveritshëm. Zonja kujdesuni per pijen tuaj!”
Përdoruesit e mediave sociale reaguan shpejt, duke shprehur tronditje dhe neveri. Megjithatë, disa po e etiketojnë videon si të rreme.