Theodhori Ziko profesionin e shoferit e nisi me nje mjet te vjeter, kamion te konsumuar te parkut te Sarandes dhe me pas me nje zis transportonte prodhimet e fabrikes se duhan cigareve te Gjirokastres.
I vleresuar si profesionist,arriti dhe deri ne pension punoi shofer autobuzi ne linjat brenda dhe jashte rrethit, te Fierit, Ballshit, Vlores, Korces, Permetit e Sarandes.
Kujtohet per sjellje dhe qendrim njerezor me udhetaret, te rritur e femije, mesues fshati, ushtarake e ushtare.
“Nuk te linte ne rruge Theodhoriu” thone dhe sot njerezit.
Nuk kishte zemer kur i shikonte me doren perpara, ne mot te ftohte e te ngrohte, duke pritur te shkonin ne shtepite e tyre, “shtrengonte” autobuzin, njerezit qendronin dhe ne kembe. Per shkelje te tilla edhe gjobitej. ashtu dhe shoferet e tjere, po ç`te bente me hallexhinjte.
Ne ate kohe transporti ishte me plot mungesa, i pa zgjidhur, ndryshe tani ku ne kete fushe eshte bere nje ndryshim i madh, i pakrahasueshem.
Theodhoriu gezonte edhe respektin e mesuesve te fshatit dhe femijeve ne rrugen e Greshices.
Sa i shikonte ju lehtesonte rrugen me kembe per te shkuar ne shkolle.Dhe keta , per miresjellje e dashuri ia “shperblenin “ me ndonje ftua apo shege kur qendronin anes rrugeve per te “nxjerre ndonje leke”.
Eh sa shume episode, sa shume kujtime ruajne udhetaret e atyre viteve te veshtira ne transport per shofer Theodhoriun,shoferin fjale mire e buzegaz, i pa merzitur me udhetaret.
Nje urim te ngrohte e te sinqerte i percjellim virtualisht per thjeshtesine e miresine qe ka treguar si “shofer qe nuk te linte ne rruge” duke i uruar shendet e jete te gjate ne fshatin e tij te jetes ne Sofratike.