Shoferi i paharruar Turabi Llaziku, ne djaleri e me pas per te pervetesuar sa me mire profesionin e shoferit qe e kishte enderr nuk ju ndahej shofereve te vjeter.
E kish ne karakterin dhe sjelljen e tij te mbante vesh fjalet dhe keshillat e Naso Bedjavait, Arsen Arsenit, Tasin Shametit, Muhedin Shametit etj.
Nuk thoshte jo edhe kur e ngarkonin me ndonje pune te vogel per mirembajtjen e mjeteve te tyre. Edhe ata e donin per mend te kokes. E mbanin ne tavoline dhe e çmonin per mençurine dhe aftesite qe tregonte.
Kur vajti ushtar ishte i pari ne teori dhe praktike, kujtojne shoket e tij, i mire dhe i sjellur, bazagaz dhe me humor,edhe parashikues i perpikte i motit.
Edhe pas ushtrise kudo qe punoi manifestoi aftesi te larta profesionale, tip optimist,i pa terhequr nga veshtiresite, u dilte atyre perpara e ndihmonte dhe te tjeret.
Tregojne:Sa shikonte nje mjet ne mes te rruges i hidhte doren shoferit dhe i thoshte do ta rregullojme bashke, i jepte dhe ndonje vegel rezerve.
Turabi Llaziku ka punuar me mjet ne jug e ne veri te vendit.Me Zis kalonte dhe ne rruget me te ngushta e te pjerrta, plot kthesa e pa patur frike se mund ti rrezikohej jeta, si ne rrugen e Çajupit, ne Hijen e Mallkuar,Postenan e Skerfice.
Ishte nje hero i vertete po modest qe nuk fliste se ç`bente.
Aq i ndergjegjshem e i pergjegjshem ishte ne pune sa zgjidhte dhe me te veshtirat. Keshtu shkoi vullnetar me mjetin qe kish ne dispozicion ne hidrocentralin e Fierzes ku punonte dhe me dy turne per perballimin e volumit te punes.
Ca vite mesonte dhe shoferet e rinj, instruktor i pergatitjes se tyre ne ushtri.I vleresuar shofer profesionist, punoi edhe me maune ne rruget e Evropes dhe disa vite po ne zanat pas vitit 1990.
Heroit te heshtur te puneve te medha nuk iu nda buzeqeshja dhe fjala plot miresi edhe kur nuk ndihej mire me shendet e deri diten qe u nda nga kjo jete per te mbetur pergjithmone i kujtuar dhe i paharruar ne familje, ne Gjirokaster e fshatrat e saj e me gjere.