in

“ Titulli Gjyshe Eshtë Titull Nderi”,Shprehet Frida Lici Guga ish-Nxënëse e Shkëlqyer e Shkollës “Koto Hoxhi”, sot Gjyshe e Lumtur

Shkolla Koto Hoxhi ka qene e mbetet nga shkollat e mira ne Gjirokaster. Me perfundimin e vitit shkollor evidentoheshin edhe nxenesit e shkelqyer. Kete vleresim e ka marre dhe Frida Guga kur mbaroi klasen e 8-te me te gjitha 10. E shhkelqyer ne mesime ka qene dhe motra e saj, Irena.

Prinderit e saj njihen nga te gjithe ne Gjirokaster, pedagogu Mite Guga dhe mesuese Maria. Frida kujton se donte te shkonte ne shkollen e muzikes per violine po babai nuk e ndaloi hapur por me menyren e tij e drejtoi ne gjimnaz ku edhe ketu doli me rezultate te larta.

Per vitet ne Gjirokaster thote se nuk ka shume kujtime se aty erdhi nga nje qytet tjeter dhe nje vit beri ne Koto Hoxhi. Me violine merrte pjese ne orkestren e qytetit dhe nga aktiviteti ruan mbresat me te mira per instrumentistet dhe mesuesit qe e mesuan.

Prirja dhe deshira e saj ishte violina, te mbaronte artet, por mori tjeter drejtim edhe pa deshiren e saj, studioi per veterinari ne universitetin e Kamzes.

Specialitetin e ushtroi ne Gjirokaster,ne pulari beri stazhin,pastaj 3,5 vjet ne ferme ne Lunxheri, nje vit ne Tirane per specializim per mikrobiologji, 5 vjet ne laboratorin e rrethit.

Pas viteve 1990 emigraoi ne Greqi dhe punoi ne nje nje klinik veterinare 4 vjet, sa ju njoh diploma dhe tani vazhdon ne kliniken e saj private.

Ajo ndjehet mire per cfare ka bere dhe arritur. Djali i saj ka mbaruar per inxhinieri elektrike ne Athine dhe tani punon ne Tirane, i martuar.

Frida, ish nxenesja me 1o-ta e shkolles Koto Hoxhi, vjen shpesh ne Tirane edhe per te takuar dy niperit e vegjel, Arturin dhe Ektorin qe i do shume. Eshte gjyshe e lumtur. Ajo shprehet:” Titulli gjyshe është titull nderi. Nuk kam qene kurrë kaq e lumtur”.

What do you think?

Written by Admini

Përkujtohet Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Greke, në Kujtim të Poetit Kombëtar,Dhionisios Sollomos

Shoferi i Paharruar Gjirokastrit Turabi Llaziku, Heroi i Heshtur i Punëve të Mëdha