in

Shëtitje Turistike në Gjirokastër dhe Krahinat Rreth Saj…

 

Shumë te huaj, por edhe vendës, e vizitojnë Gjirokastrën për vlerat arkitekturale të ndërtimit të shtëpive me gurë e çative me dërrasa. Ka shumë hotele private të ndërtuara në shtëpi te vjetra karakteristike.

Në Gjirokastër mund të vizitosh Qendrën Historike me Pazarin dhe objektet e tij karakteristike, si dhe Kështjellën, ku përveç Muzeut të Armëve të ofron pamje shumë të bukura të qytetit nga lart.

Në Gjirokastër vizitori mund të vizitojë edhe Muzeun Etnografik, Shtëpitë karakteristike të Zekatëve, Skëndulatëve, Babametos, Kadaresë,Topolli, Hanin e Zagorisë, etj.

Në Luginën e Drinos gjenden disa site arkeologjike ku më të rëndësishmit janë “Antigonea”, rreth 14 km nga Gjirokastra dhe siti romak i Hadrianopolit shek.II pas.k. në afërsi të fshatit Sofratikë.

Mbresëlënëse dhe me vlera historike e arkitektonike janë edhe Kishat paleokristiane të Shën Marisë në Labovë te Kryqit dhe Peshkëpi.

Për të apasionuarit e natyrës me shumë vlera janë parqet natyrore si, Viroit, Sotirës, Ujit të Ftohtë Tepelenë, Hotova, Pllaja e Cajupit (1200 m), Ujërat Termale të Bënjës (Përmet) si dhe kanionet e Lumit të Suhës, Zagorisë dhe Vjosës, shetitjet me kuaj ne fshatrat e zones etj.

What do you think?

Written by Admini

Sheshi i Çerçizit Stoliset me Pemën e Vitit të Ri

Kjo është receta e Tavës së Dheut , gatimit aq të pëlqyer nga të gjithë