Qyteti i Gjirokastres ėshtė zbukuruar nga dritat dhe dekoret e ndryshme nė prag tė festave tė fundvitit, Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.
Kjo eshte Pema e vitit te Ri e vendosur ne sheshin “ Çerçiz Topulli” qe na ka derguar fotografi profesionist Fitim Çoçole.
Ka disa vite qe Pema e Vitit te Ri promovohet ne kete shesh, se shume vite perpara nuk ka qene ne tradite.
Pema e Vitit te Ri ne kohen sistemit te shkuar vendosej ne qender te Qafes se Pazarit, bredh goxha i larte qe pritej ne Mal te Gjere dhe zbukurohej me lodra, letra ngjyra ngjyra, me pambuqe si dhe me portokalle dhe mandarina, te pakta keto, te kursyera qe femijeve ua benin me sy se nuk i arrinin dot.
Ashtu si Pema zbukuroheshin edhe vitrinat e dyqaneve me urime Gezuar Vitin e ri, me “bore” dhe plakun e vitit te Ri duke shperndare dhurata.
Jemi ne ditet afer Krishtlindjeve dhe Vitit te Ri, atmosfera po krijohet. Pazari e rrotull tij ka gjalleri. Pergatitjet vazhdojne. Ato kane nisur edhe ne familjet, me vendosjen e pemeve te vitit dhe marrjen e masave per bakllavane, lakrorin apo veren e mishin, tryezen per darken e vecante te kapercimit te viteve.