in

Shëndeti – Këshilla për Ata që Duan të Mbajnë një Prostatë të Shëndetshme!

Të ndjekin një dietë të shëndetshme të kombinuar me sport, të pijmë sa më shumë ujë dhe t’i themi lamtumirë duhanit.

 

Kolesteroli, diabeti, obeziteti, ashtu dhe problemet e prostatës tek burrat, janë edhe disa nga shkaktarët kryesorë të sëmundjes së prostates, ndaj eshte e domosdoshme.

 

 

Të mos pihet duhan!

Të ndezësh një cigare është njëlloj sikur të shuash nga çasti në cast një pjesë të jetës. Sipas statistikave, rastet e kancerit të prostatës janë të lidhura drejtpërdrejt me pirjen e duhanit . Nëse dikush vendos të mos pijë duhan para moshës 40, atëhere përqindja e rrezikut të prekjes nga kjo sëmundje është më e vogël.

 

Një gotë më shumë alkol është mjaft e dëmshme!

Përdorimi i alkoolit mund të ndryshojë funksionin e gjëndrës së prostatës, duke shkaktuar dhe mjaft sëmundje të tjera.
Pijet alkoolike shpërbëhen në të njëjtën mënyrë sikurse edhe sheqeri industrial, duke vështirësuar në këtë mënyrë sistemin e tretjes.

Birra është e pasur me maja lupulusi, e cila mund të irritojë prostatën, duke shkaktuar gungat bakteriale.
Në se dikush do të pijë shumë alkool, atëhere do të ndodhë procesi i dehidratimit të organizmit, prandaj edhe është kusht më se i nevojshëm që ai të shmanget, sidomos për të gjithë ata persona që janë të prekur nga prostata.

 

Konsumi i një gotë vere të kuqe në ditë

Efekti mbrojtës i saj vërehet kundër formave më agresive të kësaj sëmundjeje. Sipas një studimi të kryer nga hulumtuesit në Qendrën Kërkimore të Kancerit Fred Hutchinson, të publikuar në revistën “International Journal of Cancer”, rezulton se njerëzit që konsumojnë 4-5 gota verë të kuqe në javë kanë një rrezik të reduktuar deri në 50 – 60 % ndaj sëmundjes të kancerit të prostatës.

 

Sipas studiuesve rezulton se ky efekt reduktues ndodh për shkak të një antioksidanti të quajtur “RESVERATROL”, i cili gjendet në sasi të bollshme në lëkurën e rrushit të kuq dhe shumë më pak në lëkurën e rrushit të bardhë. Ky përbërës është gjetur edhe në bimët e kikirikut dhe mjedrës. Mendohet se ky përbërës ka efekt mbrojtës edhe kundër sëmundjeve kardiovaskulare.
Kafja

 

Jo vetëm alkooli, por edhe kafja duhet të shmanget ose të paktën të kufizohet, pasi ajo mund të dëmtojë gjëndrën e prostates, mbasi përmban edhe esenca stimulane, mund të shkaktojë dehidratim dhe acarim në organizëm dhe krijon kushte të përkeqësimit të prostatës dhe inflamacionit të saj. Një filxhan i vogël me kafe në ditë mund të jetë i dobishëm, sepse antioksidantët e saj veprojë kundër rrezikut të tumoreve, prandaj të sëmurët prostatikë duhet të jenë të kujdesshëm në përdorimin e saj.

 

Sporti dhe ushtrimet e ndryshme gjimnastikore

Një vrapim i lehtë, herë pas here, ndikon shumë mirë ndaj prostatës. Por edhe çiklizmi në përgjithësi sjell shumë dobi ndaj saj. Aktivitetet sportive përshpejtojnë metabolizmin në organizëm dhe luftojnë sindromën metabolike të cilat ndikojnë në funksionet e gjëndrës së prostatës, duke shkaktuar një rritje në vëllim e saj.

 

Dietë e ekuilibruar

Duke përmirësuar dietën e ushqimit , përmirësohet edhe shëndeti i prostatës. Përbërësi i parë që nuk duhet të mungojë asnjëherë është uji, i cili është një hidratues i bollshëm që bën të mundur eliminimin e baktereve. Një plan i përsosur të ushqyeri për mbrojtjen e prostatës nënkupton:

 

Duhet të pihet të paktën një litër ujë në ditë;
Të konsumohen drithëra dhe bishtajore integrale ose të plota (mundësisht pa lëkurë);
Konsumi në mënyrë të vazhdueshme i perimeve dhe frutave të freskëta;
Duhet të heqim dorë nga përdorimi i kafesë, alkoolit dhe pijeve energjike;
Duhet të eliminojmë erëza pikante nga menuja ;
Të mos përdorim shumë ushqimet e skuqura.

 

Ushqime te domosdoshme që duhen perdorur:

Fruta dhe perime, mundësisht të papërpunuara: rrush i zi , domate, kumbulla , arrë dhe bajame;
Drithëra të plota (integrale);
Djathra pa yndyrë dhe gjizë;
Jo më shumë se 2 kokra vezë në javë;
Peshk, mundësisht çdo ditë;
Mish pa dhjamë.

 

Përgatiti: Besnik Ismailati

 

What do you think?

Written by admin

POEZI NGA KRISTAQ GUSHI – ARMATËS SË DIJES KËTË DEDIKIM SHPIRTI…

Vizitoni Libohovën – Ja Pikat Turistike të Libohovës që nuk duhet t’i Humbisni!