Nje foto me pamje nga kendi i lojnave me dore ne Bashte te Teqese me hodhi ne kujtime te largeta te se shkuares time si sportist amator i lojrave me dore dhe me kembe, na shkruan nje ish portier i ekipit te femijeve te Gjirokastres ne fund vitet 60-te.
Ruhi Jaupi- vazhdon ai- mangazinier i klubit sportive Shqiponja, sic quhej atehere, me dhuroi nje fanelle e nje pale mbathje per te marre pjese ne ekipin e femijeve ne volejboll.
Nuk pershkruhet gezimi qe ndjeva kur vesha fanellen me nr.5 dhe per dy tre muaj, nga qe me pelqente dhe basketbolli u futa ne ekipin e femijeve. Edhe ne kete rast Ruhiu me dha nje fanelle me ngjyre dhe numer tjeter. Mu bene dy fanella. Ato nuk i vishja vetem ne stervitje ne kendin e lojrave ne Bashte te Teqese por edhe ne sheshin e Kokones ne Palorto dhe nuk e kisha aspak merak se nje dite Ruhiu do te me kerkonte llogari, t`i ktheja perseri.
Ne ato vite me pelqente te provoja veten ne disa sporte dhe askush nuk me pengonte dhe me ne fund perfundova ne fund te portes te Fushes se Vjeter, portier me ekipin e shtepise se pioniereve qe do shkonte ne kampin e femijeve ne Durres edhe per konkurim mbare kombetar midis qyteteve.
Edhe ne kete pozicion perseri Ruhiu ishte qe me dha nje kostum te ri, fanelle e dy pale mbathje, pa me kujtuar qe kisha qene edhe ne volejboll edhe ne basketboll, merak qe une e kisha por qe ai as me foli kurre.
Pse i tregova keto?
Po ja se ne ate kohe edhe te varfer, edhe me mungesa, kishte nje perkujdesje te vecante per sportet,per pjesemarrjen ne to ne menyre masive te femijeve, nuk kursehej leku as per fanella e as per mbathje, si t`i doje e sipas ngjyrave te ekipeve. Po ashtu dhe per te rriturit, edhe per femrat.
Po kjo situate ishte dhe ne ndermarrjet dhe instiutcionet, kooperativat bujqesore dhe kendi sportive ne Bashte te Teqese cdo muaj ziente nga veprimtarite sportive; volejboll e basketboll te rriturit, edhe ekipet sportive te femrave, spartakiadat midis fshatrave e ndermarrjeve , gara ne peshengritje, ne terheqje litari, mundje, qitje etj.disa sportiste edhe me tituj ne rang kombetar.
Sa mire te kujtosh keta fitues qe nderonin Gjirokastren!
Pa e teperuar per disa dhjetevjecare qyteti perfaqesohej gati ne te gjitha llojet e sporteve dhe ne aktivitete kombetare.
Pjesemarrja ishte masive dhe nga sasia e veprimtarive shfaqej dhe cilesia, me te miret qe Gjirokastren e nderonin ne disa sporte e vecanerisht ne futboll.
Tani kaq kisha se mbase dhe e teperova.
Keni radhen per kujtime, vleresime, emra sportistesh, komente per ate qe ka shkuar dhe situaten sot.