in

Rubrika kungulleshka/ Jo 230. Po sa? 260! Jo 260. -Po sa? 269!… Jo, sot 269… po neser sa??!

Cmimi i naftes ne stratosfere! Nga 230 litri qe u rrit fillimisht po shkon ne 260 – 269… dhe nuk dihet sa do te vazhdoje kjo rritje!

Te gjitha portalet tashme po bejne gara kush te fotografoje i pari rritjen me rekordin me te madh. Nderkohe kujtojme se jo te gjithe njerezit kane Ferrari, Lamborgini, X5, Q7, Ml, G… por pjesa me e madhe jane hallexhinj qe makinen e kane mjet pune per te ushqyer familjen.

Per te mos folur pastaj per transportin me autobuz qe pritet tea dyfishoje bileten, e qe me se shumti u sherben atyre qe jo vetem nuk kane makine por e kane te pamundur te bejne rruge te gjata me kembe.

Gjithsesi sot mos humbisni asnje moment nga takimet e reja ne Perputhen, Post Big Brother, Princi i Kalter, Ai blu me thonj te zinj, shoqeruar me nje makiato me qumesht me zemra, ose ne tallava me shisha…

Tani s’na mbetet vec te bejme lojen e kungulleshkes. Hajde kush e gjen, sa do jete neser? Po pasneser…

What do you think?

Written by admin

Urim per mesuesen Maro Laro qe per 30 vjet mesoi disa breza

Ndahet nga jeta mjeku i njohur gjirokastrit Kujtim Mezini