Situata më kritike paraqitet në Liqenin e Viroit, vërshimi i tij ka bllokuar rrugën Nacionale duke bllokuar qarkullimin rrugor dhe komunikimin midis zonave. Gjithashtu lumi Drino si pasojë e daljes nga shtrati po kërcënon gjithë hapësirën veri-jug dhe pjesën lindore të lumit.
Forcat e emrgjencave civile janë në gatishmeri për të bërë pastrimin e rrugëve nga mbetjet dhe për të ndalur rrjedhjen e ujrave të liqenit. Në anën lindore të Drinos dhjetëra hektarë tokë është përmbytur nga reshjet e shiut.
Ndërkohë në Prefekturën e Gjirokastrës funksionon Shtabi i Emergjencave për të përballuar situatën.