Në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë Loti 4 vijojnë punimet, ka përfunduar shtresa e asfaltit në km e parë dhe ura me gjatësi 60 metra.
ARRSH njofton se janë drejt përfundimit punimet e gërmimit si dhe të veprave të vogla të artit.
Rruga Kardhiq – Delvinë është një nga akset me prioritare që shkurton me 3 orë kohë nga Tirana në Sarandë dhe siguron lidhjen shumë më shpejtë të Gjirokastrës me bregdetin duke evituar Qafën e Muzinës për të vijuar përmes Nivicës.