in

RROLE PULE – Nga Mjeshtri i “Turizmit” të Gjirokastrës Vasil Xhumbi!

RROLE PULE

E pastrojme pulen nga kockat dhe e hapim mbi tavolinë. Mbi pule vendosim guda fete, bejkon, piperkë të kuqe, piperkë të verdhe, erëza per pule, majdanoz.

 

E mbeshtjellim, e bëjmë rrole dhe e lidhim me spango ose ne honi me siten e rroles që e vendosim ne tepsi dhe mbi te i hedhim 1 portokalle dhe 1 lejmon te shtryllur; e lyejme me gjalpë, kripë dhe erzat qe jane per pulat, shoqëruar më një qepe te thate ne copa te medha, dy piperkat ne copa, dy karrotat ne copa dhe nje hudhër te plotë në dy copa pa e qëruar.

 

 

Pastaj e futim në furrë në temperturë 180 grade per 1 orë. Vendosim nje shkop shishqebapi dhe po nuk nxjerr ujë e heqim nga tepsia dhe e lëmë në frigoriferë të ftohet mire që të mos dëmtohet. Me ato qe kemi ne tepsi përgatitim salcen, i kullojmë dhe shtojme dhe nje gote vere te bardhe.

 

Një lugë konflaur të shkrirë ne uje te ftohtë e hellim brenda sa të marri një vale dhe e heqim nga zjarri. Eshtë gati, e servirim me pilaf ose me pure, patate të furrës.

 

Gramaturat:
1 pule te madhe,
200 gr guda feta,
bejkon 200fetes,
1+1piperkë e kuqe dhe te verdhe,
mustar dhe dy luge gjelle,
majdanoz,
ereza per pula,
kripë,
piperë,
verë një gotë uji,
konflaur nje luge gjelle,
gjalpë 100 gr,
1 portokalle dhe 1 limon,
2 qepe te thata dhe 2 karrota.

 

 

What do you think?

Written by admin

QUMËSHTOR ME SHURUP – Nga Mjeshtri i “Turizmit” të Gjirokastrës Vasil Xhumbi!

HALIL BILAJ – 40 Vjet në Kulturë e Polifoni, Libër e Fotografi, Interpretues, Organizator i Folklorit të Krahinës së Kurveleshit!