Ai eshte Miri Çene, djali i Duros, mjeshtrit te paharruar te punimit te floririt dhe argjendit, qe punoi nje jete ne nje nga dyqanet e Pazarit te Gjirokastres.
Miri ka vite qe ushtron profesionin e rrobaqepesit. Per per cdo lloj veshje, ben edhe modelin edhe qepjen po dora dhe syri i ze me shume kostumet, pantallonat dhe kemishet. Ato i pikon thone klientet e tij disa nga te cilet kur duan te veshin nje gje te re, nuk i ndahen edhe sot qe ka lene dyqanini e Pazarit dhe ka zbritur ne lagjen me te madhe te qytetit, ne 18 shtatori. Ka me siguri nje arsye pse e ka bere kete levizje.Ndoshta per te qene me afer klienteles qe eshte shumice ne kete lagje.
Edhe ketu me klientele dhe vleresime. Sic quhej Njeshi i Pazarit i tille vleresohet edhe ne kete lagje jo vetem nga shoqeria e tij por dhe ata kliente qe porositin nje veshje per here te pare.
Miri komunikimin me klientet e mban te “ndezur” edhe ne faqen e tij ne fb ku ‘dora” e tij, miqte, e vleresojne edhe me perkufizime si keto:
-Nuk ke nevoje te masesh ti o usta.Nuk te duhet metri se ke syrin preçiz.
-Kujdes usta se mos besh ndonje gabim!
-Bukur,bukur,po porosine time kur do ta mbarosh?
-Kujdes masat o Çene!
-O,te qafsha kemishat ,qe ne kohen e qepes,bej shaka,djale trendi je!
-S`ka faj se sia ke vene metrin !
-Pershendetje Miri! Gezohem qe te shikoj ne forme te shkelqyer. Te perqafoj me mall!
-Njesh je !
-Qep dot te tavolina e vjeter se kam nje cop nga te npv?
-O Miri qep dot pa vene duart ne tavoline?
-Miri, te vene ne prove njohurite ,qep me sakoraf edhe ti se gjilperen nuk e shohin.
I dalluar ne zanat dhe humorin e pranuar ne marredhenie me shoqerine e tij dhe klientelen e gjere, qytetari i kulturuar gjirokastrit Miri Cene eshte sot nga perfaqesuesit me te mire ne mbajtjen dhe percjelljen e trashegimise te artizaneve te shkelqyer te Gjirokastres.