in

Romani ” Amerikani” i shkrimtarit te njohur Odise Kote ne duart e lexuesve gjirokastrite

 

 

Ne Gjirokaster, pas Tiranes dhe Sarandes, eshte promovuar romani Amerikani i shkrimtarit te njohur Odise Kote.

Ne nje nga sallat e hotel Cajupi eshte zhvilluar nje bashkebisedim i ngrohte e i perzemert i shkrimtarit me studjues te letersise artistike, mesonjes, dashamires te librit etj.


Romani Amerikani , sic eshte shprehur me pare studjuesi i njohur i letersise shqipe Gezim Basha,është roman i rënies prej dritës në terr – invers i plotë i idesë së udhëtimit prej ferrit në parajsë, eshte vleresuar edhe nga referuesit ne kete takim promovues.


Gjate promovimit, shkrimtari Odise Kote ka falenderuar pjesemarresit dhe eshte shprehur :Të ballafaqohesh me lexuesit e mençur e të ftohtë gjirokastritë (teatri ku luajnē personazhet e romanit ështē qyteti i çuditshëm që ka rrafshuar muret mes mitit, legjendës, realitetit, kohës e fantakohës) të fitosh mikpritjen, vëmendjen e adhurimin e tyre, është si të kesh marrë çmim në një Akademi Letrare të rëndësishme Europiane.
Mirënjohje për dhjetra intelektualë – lexues të thekur, për organizatorēt, Brikena Xhani, Alma Lamaj, Desela Nuredini, kryebashkiaku Flamur Golemi, Oderina Ndreu, Lindita Rova, Irena Shehu, Roland Çenko, Stefan Arseni, Klodian Kore, mediet e plot të tjerë, pjesmarrës në një takim letërsie të paharruar”.
.

What do you think?

Written by admin

Lajm i hidhur nga Amerika ku ka nderruar jete mjeku i njohur gjirokastrit Roland Karalli

Albana Maliko : Urim i ngrohte per ditelindjen e nenes!