“Shqipëria gjendet përballë sfidave shumë të mëdha jo vetëm shëndetësore, por edhe ekonomike e politike” eshte shprehur mjeku i njohur Tritan Kalo ne nje postim dhe vazhdon:
NJË RIKUJTESË në këto “Kohë Covidiane”, për GJITHOLLOGËT tanë militantë të sëmurë të të gjitha kahjeve politike…Po deshe të jesh i mençur, mësoju të pyesësh me mend, të dëgjosh me vëmëndje, të përgjigjesh i qetë dhe të pushosh së foluri, kur nuk ke çfarë thua.” (një thënie nga “i pak dituri” Albert Ajnshtain)….
DEMOKRACIJA e vërtetë dhe jo DEMON-KRACIJA “Made in Albania”, është në vetvete një UNITET veprimesh në diversitetin e mendimeve, POR vetëm e vetëm kur veprimet e bazuara në këto mendime, ndjekin të gjitha udhën e pa gropëzuar drejt MBROTHËSIMIT socio-ekonomiko-politik të SHQIPËRISË, dhe jo atë të theqafjes së saj si deri më sot!!!…Quo vadis Shqipëria ime!!!
in Aktualitet