in

QKVF/Mjeshtri i gërnetës dhe artisti i shquar popullor Laver Bari Nurka

Mjeshtri i gërnetës dhe artisti i shquar popullor Laver Bari Nurka (1929-2014) përmbi gjysmë shekulli përcolli interpretimet e tij brilante. Lindur në Përmet, kontributi i tij shquhet si solist dhe udhëheqës i Sazeve të njohura të Përmetit. Me merita artistike dhe kontribut të veçantë në fushën e Trashëgimisë Kulturore Kombëtare,

Laver Bariu u bë personalitet i shquar i muzikës popullore shqiptare, si një muziktar popullor me instrument, njëherësh edhe si këngëtar i Sazeve. Qysh në moshë fare të re, “Usta Laveri” u shfaq si talent i lindur në lojën me vegla muzikore artizanale, të cilat i sajonte vetë. Më vonë, me ndihmën e të atit filloi të ushtrohej në llautë, rol që e mbajti për një vit në formacionin e mjeshtrit Vangjel Leskoviku. Por, klarineta do të bëhej instrumenti i pandarë i jetës. Janë të shumta kabatë, këngët e vallet që ai ka interpretuar me klarinetën e tij dhe madje disa janë incizuar me grupin e tij të Sazeve të cilin e ringriti pas largimit të Vangjel Leskovikut. Regjistrimet e para me sazet e tij, usta Laveri i realizoi në vitet 1954 dhe 1957 kur incizohet nga ekspedita shqiptaro-gjermane si shembulli i formacionit tipik të Sazeve Shqiptare.
Në vitin 1952, me grupin e tij, mori pjesë në të parin Festival Folklorik Kombëtar zhvilluar në Tiranë në të cilin vlerësohet me çmimin e parë si instrumentist popullor. Në vitet në vazhdim regjistroi rregullisht në Radio Tirana veç këngëve me saze, edhe kabatë përmetare me klarinetë të cilat bëhen të njohura në të gjithë vendin.
Pjesëmarrës në të gjitha festivalet folklorike lokale e kombëtare, disa herë edhe në turne ndërkombëtare, u vlerësua me çmime e diploma sidomos për interpretimin e shkëlqyer dhe me emocion të “Kabasë me klarinetë”.
Në mars 2001 u dekorua nga Presidenti i Republikës me urdhërin “Mjeshtër i Madh i Punës”. Po atë vit, me vendim të Këshillit Bashkiak të Përmetit, usta Laveri u nderua si “Qytetar Nderi”.
Laver Bariu ka qenë modeli dhe mësuesi më i mirë i shumë gërnetaxhinjve të rinj popullorë dhe mund të quhet si i fundit i “ustallarëve” të cilët krijuan dhe ngritën në majat më të larta traditën e Sazeve të Shqipërisë së Jugut.
Në Festivalet Tipologjike të Sazeve organizuar nga QKVF, me çmimin “Laver Bariu”, juria nderon grupe fituese të këtij festivali/QKVF/

What do you think?

Written by Admini

Kujtesë/ Në foto, punëtorë e specialistë të fabrikës së lëkurë-këpucëve në Gjirokastër

Thirrje nga Amerika, studjuesi i njohur Gëzim Basha:Eksperienca ime me Covid-19: përdor maskë!