Ministria e Shëndetësisë në Qipro ka publikuar listën e vendeve prej të cilave ndalohen të vijnë turistë dhe mes tyre gjendet edhe Shqipëria.
Vendi ynë konsiderohet si një vend me rrezikshmëri të lartë përsa i përket pandemisë.
Ky vendim vjen nga autoritetet e Qipros, pasi një qytetar shqiptar që arriti nga Athina në fillim të kësaj jave rezultoi i infektuar me COVID-19.
Rikujtojmë se edhe Austria dhe Hungaria ishin mes shteteve të Europës që i ndaluan hyrjen shqiptarëve.