Qeveria shqiptare ka marrë përsipër ta mbështesë financiarisht kurimin e doktor Drini Dobit, deri në shërimin e tij të plotë. Dr. Dobi është prekur nga COVID-19 dhe ndodhet në situatë të vështirë shëndetësore.
Lajmin e ka bere të ditur sot ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.
Ne postimin e saj midis te tjerave ajo ka thene:
“Kam një falënderim për të gjithë ata qytetarë dhe kolegë, të cilët janë solidarizuar me doktor Drini Dobin, sot kur ngrohtësia e mirënjohjes për kontributin human dhe profesional është kaq e rëndësishme në luftën kundër sëmundjes.
Doktor Drini luftoi me Covid-in dhe lufta e tij për jetën po vazhdon për arsye të komplikacioneve të mëtejshme.
Personalisht kam qenë në komunikim të vazhdueshëm me familjen e doktor Drinit dhe me mjekët që po ndjekin trajtimin për problemin e komplikuar shëndetësor të tij”.
Manastirliu shprehet se “qeveria shqiptare ka marrë përsipër ta mbështesë financiarisht kurimim e doktor Drinit, deri në shërimin e tij të plotë”.
Forca Doktor Drini!