Mjeshtre si Gjylsua e Kores në Cfakë që nuk i pëlqente pazari i Tiranës dhe mburrte një-e-di Pazarin e Gjirokastrës
Gjylso Shahu Kore nga lagjja Cfakë mbahet mend per mençuri dhe gatime që i bënte si dinte vetëm ajo, të lëpije gishtat, siç ka mbetur kujtimi per të.
Kur djali i saj Niaziu, filloi punë ne Tiranë, viti 1936, ca kohe shkoi dhe ajo, po shpejt u merzit. Nuk i pelqente pazari i Tiranes, nje e di thoshte:
“Ku e ku me pazarin e Gjirokastres. Si qaset as te thembra e këmbës!”
Psuniste po nuk i mbushej syri, as per bulmetin, se kujtonte napat e bardha te varura ne degët e çerçemeve ne Bashte te Teqesë, ashtu dhe për mishin, i bente naze, nuk ishte si mishi i maleve te jugut me erë trëndeline e shije te veçante, ankohej dhe per kafen se ishte mesuar ta shtypte ne gurin e kafesë, ku ta gjente atë në Tiranë?!
Ne keto kushte, e pamërzitur nga djali dhe nusja, një darke u tha ne shtepi: “Ika nesër unë…!”, dhe ashtu bëri, u mblodh përsëri ne shtepine e saj ne Cfakë që si shtëpi dhe gjitoni e pritën me duar hapur, me plot urime mireseardhjeje.
Kështu nisi si dhe më parë nga punët e shtëpisë e veçanërisht nga gatimet. Të parën gjë për gatim, që shtëpia i kërkoi, ishte Qahi me Spinaq që i përgatiti siç dinte t’i bente ajo, ashtu si dhe llojet e tjera te byreqeve, me te gjitha tertipet brenda.
QAHI ME SPINAQ
Spinaqi lahet, pastrohet nga kërcelli i trashë dhe grihet ne madhesi 2 – 3 cm. Vendoset ne tavë, shtojme ne te koper te njome te grire, vezet, djath i bardhe i thermuar, pak vaj ulliri, kripe, piper i zi. Perzihet duke e marre me duar dhe eshte gati per mbushje.
Petet e hapura per byrek vendosen 2 cope mbi njera – tjetren, sperkaten me yndyre ne gjithe gjatesine e tyre, vendoset sasia e spinaqit dhe mbeshtillet me pete ne forme ruli, priten me thike ne forme rombesh (nga 4 gisht te gjera) dhe rradhitet ne taven e lyer me yndyre per te pjekur.
Keshtu veprojme derisa perfundojne petet dhe sasia e spinaqit. Piqet ne temperature mesatare. Sherbehen zakonisht te shoqeruara me kos.
Normativa per 20 racione Qahi ose per 5 persona:
Spinaq 1,5 – 2 kg,
veze 4 kokrra,
yndyrna 300gr,
djath i bardhe 200 gr,
miell 500 gr,
koper i njome