in

Punët e dorës në odatë e mëdha të shtëpive gjirokastrite

Ndodhte dikur e ndoshta dhe sot.

Ne pranvere e vere, vajza e nuse te reja te mehallave te Gjirokastres,ne sofatet e portave shkonin kohen duke bere dhe pune dore, qendisma, shkonin gjelperen me fije shumengjyreshe  ne pelhuren e bardhe me “vizatime” te ndryshme nga lulet, zogjte etj.

Me pas keto punime artistike, pa emer nen to, shume prej tyre dhe sot te mbetura anonime, zinin vend ne krye te dritareve, ne mbulesat e mindereve dhe tavolinave.Eh sa punime te mrekullueshme, sa pasterti, sa fantazi e derdhur mbi to. Ja si duken dhe ne foto:

Punet e dores, qendizmat, jane e kane mbetur tradite ne familjet e vjetra gjirokastrite, percjelle nga gjyshet tek vajzat dhe nuset e shtepise, me pas tek mbesat qe, mbi bazen e eksperiences dhe modeleve te vjetra, kane mesuar dhe kane ushtruar aftesite e tyre ne perdorimin e gjelperes dhe punes me grep.

Ca vite perpara  duket se kjo tradite u la pas dore po tani eshte gjalleruar, me nismat individuale te qendistareve por dhe me nxitjen e shoqatave per organizimin e panaireve te artizanatit, te pervitshme edhe ne Gjirokaster.

Tani me punet e dores , artizanale, merren shume gra e vajza qe e meritojne emrin e nderuar artizane, po emrat e artizaneve te vjetra ju kujtohen?

Ato plotesojne kerkesat per veshjen e shtepive te tyre por punojne edhe per ato te “botes”, shesin edhe ne dyqane ne Qafe te Pazarit, qendisma ne pelhure me motive te se shkuares por dhe krijime te sotme me elemente te natyres, te arkitektures se pazarit dhe qytetit etj.

Keto punime artizanale jane histori dhe tradite, dashuri dhe pasion i shprehur me fantazi edhe nga duarartat qendistare te sotme.

What do you think?

Written by Admini

Byrek fshati i pjekur ne saç, zbuloni me çfarë është përgatitur

Trahana e Embël, Cilësore, e Shijshme e Kompanisë Lunxhëria