in

Pse në Fshatrat e Zagorisë të Gjirokastrës Thonë e Thanosëm Filanin dhe Hidhe një Thanuqe?

 

Druri i thanes rritet kudo po me shumice shtrihet dhe ne krahinen e Zagorise te Gjirokastres. Gjendet pothuaj ne cdo fshat.

Midis pemeve e shkurreve te tjera, druri i thanes shfaqet si i fshehur, sikur nuk do qe te tregoje kokrrat e kuqe ne sy te diellit dhe te botes, qe kane dhe mundim per t`i mbledhur. Jo me kot nje vendi me thane ne fshatin Zhej te kesaj krahine i ka mbetur dhe sot toponimi Rruga e verber.

Zagoritet jane mjeshter te trajtimit te thaneve. i mblidhin dhe i bejne raki, raki dhe me e mire nga ajo e rrushit po jo me e mire nga e manit qe ata e ziejne dy here.

Kush ka pire dhe pi raki mani falenderon zotin qe eshte kaq e mire per te zbutur gryken dhe kurative. Keshtu thone. Po dhe rakia e thanes vjen pas saj, nga shija dhe vlerat, eshte ilaç, sheron.

Sa e ve ne buze dhe nje dhimbje shpirterore, sic do pije e mire , e forte qe te hap oreksin, te bie ne qejf qe t`ia marresh kenges.

Si mjeshter te prodhimit te rakise se thanes zagoritet dine te gjitha te mirat e saj e ndonje hile ne trapez. Ne pije, kur duan te  lendojne krenarine e ndonje pijedashesi te mburrur qe gjoja nuk e ze rakia, e shtrengojne te pije thanuqe sa ta thanosin, ta vene poshte. Ata qe ne fillim i bejne naze se preferojne rakine e rrushit, kur e provojne rakine e thanes thone hidhem dhe nje thanuqe.

Rakia e thanes perdoret pije per burrat por dhe liker per grate. Likeri prodhohet ne sasi te vogla nje apo dy shishe, te gjendet per mysafiret. Kush e provon e pelqen. Eshte dhe ilac per nje gripe te lehte apo nje semundje te bute qe sherrohet me korrat apo me lengun e thanes.

Thanet i pelqejne shume grate shtatzana. Ka dhe nje shprehje, filanes i ka vajtur mendja per thane. Keshtu qe ka plot menyra perdorimi por qe pak njihen. Eshte nje tradite e tere qe dhe nuk zbatohet.

Ne Zagori por dhe gjetke, me pare kujdesi per thanet per t`i mbledhur e per ta bere raki e liker apo per ta perdorur si pije freskuese, ka qene ne vemendje te pahequr, por keto vite dhe i eshte qendruar larg pavaresisht te mirat qe ka. Si shume fruta te tjera qe bien ne shesh mbetet dhe pa mbledhur. Ja qe ndodh!

Fshati ka shume pune e halle. C`pune te besh me pare kur te perditshmet jane te shumta e s`mbetet kohe.

What do you think?

Written by Admini

Xhafo Poshi Nga Dunavati që Kishte Korespondencë me Aleksandër Xhuvanin, Beqir Sinanin, Lef Nosin, At Gjergj Fishtën, Faik Konicën, Avni Rustemin etj.

Kur Dine Asqeri Ishte Drejtor i Postës të Qytetit të Gjirokastrës