Si behen qoftet sot, me buke pak mish apo vetem me mish?!
Pijedashesit e vjeter te Gjirokastres kane patur nje zakon.
Kur uleshin per nje gote porositnin edhe qofte, po nuk i vinin ne goje pa i provuar.
Po si i provonin do pyesni?!
Per t`i shijuar, as i coptonin me pirune dhe as i vinin ne goje.
Fillimisht si me shaka i thoshnin kamarierit:
-Se mos kane buke?
-Jo mo c`ne , provoni dhe shijoni!-pergjigjej i sigurte kamarieri.
Prova ishte kjo:
Pa e vene qoften ne goje, merrnin nje pirune dhe shtypnin siperfaqen e qoftes. Nese qoftia hapej , ishte me buke, nese nuk hapej, edhe plumbi ti kaloje mbi te, ishte me mish.
Kjo ishte prova.
Kur qoftia me buke e pak mish shpreheshin „ qofte me hilera“ apo „ Merre me leng se mishi u mbarua“.
Provoni dhe ju sot nese nuk jeni te sigurte se cfare qofte hani, me buke e pak mish apo vetem me mish!