in

Profecia e Shën Kozmait për Ali Pashë Tepelenën kur ky e pyeti Nëse do të Shkonte Ndonjëherë në Stamboll!

Shën Kozmai (1714-1779) gjate viteve 60-70 te shek.te 18 ngriti 200 shkolla fillore te uleta dhe 10 te larta në gjuhën greke në Shqipërinë e Jugut dhe në Greqinë e Veriut.

 

Si klerik ai gëzonte respekt nga popullsia kristiane dhe myslimane. Edhe Ali Pashe Tepelena e lejoi të predikonte ne pashallëkun e tij dhe te hapte shkolla e kisha.

 

Siç njihet, Shën Kozmai ishte dhe profet (parashikues) i fatit të njerëzve dhe ngjarjeve te medha.

 

Deri sot është përcjellë profecia e tij per Ali Pashë Tepelenën kur e thirri dhe i kërkoi të mësonte prej tij nëse do të shkonte ndonjeherë në Stamboll.

 

Pyetjes së Ali Pashës Shën Kozmai iu përgjegj:

“… se do të shkosh, por me mjekër të kuqe.”

 

 

Kjo profeci u kuptua kur pashai tepelenas u vra dhe koka e tij iu dërgu Sulltanit ne Stamboll.

 

Shën Kozmai u vra më 24 gusht 1779 me urdhër të Kurt Pashës ne fshatin Kolikondas (Berat).

 

Pas vdekjse së tij Ali Pashë Tepelena i ndërtoi pranë varrit një kishë madhështore.

 

Patriarkana Ekumenike e Stambollit më 20 prill 1961 Shën Kozmain e shpalli “Shenjtor i Ortodoksisë” dhe i dha titullin “Mësues i Madh”.

 

 

What do you think?

Written by admin

9 Rules For Great Wine And Food Pairings

Bleu Paruke Luani për Qenin por Rezultati ishte tejet Zhgënjyes!