in

Presidenti i Amerikës Donald Trump uron shqiptarët për Pavarësinë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump uron të gjithë shqiptarët për 105-vjetorin e pavarësisë.

Në një letër drejtuar Presidentit të Republikës së Shqipërisë Ilir Meta, ai shprehet se SHBA bashkohet në festën e shqiptarëve:

“I dashur Zoti President! Ndërsa ju festoni 105-vjetorin e Pavarësisë më 28 Nëntor, populli i Shteteve të Bashkuara bashkohet në urimin për popullin shqiptar. Në këtë ditë ne konfirmojmë miqësinë tonë të fortë dhe përkushtimin ndaj Shqipërisë, si dhe presim që ta fuqizojmë edhe më tej këtë marrëdhënie gjatë viteve të ardhshme. Dy kombet tona kanë zhvilluar një bashkëpunim të thellë që na ka lejuar të punojmë së bashku për të trajtuar çështje me rëndësi globale. Ju falënderojmë për rolin tuaj si partner vendimtar në promovimin e qëndrueshmërisë rajonale dhe luftën kundër ekstremizmit si dhe mbështetjen tuaj anembanë botës si një Aleat i NATO-s dhe vend anëtar i koalicionit për shkatërrimin e ISIS-it. Këtë vit mirëpritëm zbatimin nga ana e Shqipërisë të reformave kyçe të drejtësisë, të cilat e kanë sjellë vendin më afër qëllimit për të hyrë në Bashkimin Evropian dhe bashkëpunimit më të madh rajonal. Ne e lavdërojmë përparimin që ka shënuar Shqipëria në drejtim të integrimit euro-atlantik dhe të sigurimit të paqes e begatisë për të gjithë shqiptarët. Jemi bashkë me ju teksa festoni këtë ditë të veçantë dhe iu uroj Ju dhe popullit shqiptar gjithë të mirat gjatë vitit të ardhshëm!”, shkruhet në mesazhin e urimit të Presidentit Donald Trump.

Donald John Trump (lindur më 14 Qershor, 1946) është presidenti i 45-të dhe aktual i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që prej 20 Janarit 2017. Përpara se te hynte në politikë, ai ishte një nga biznesmenë më të suksesshëm dhe një personalitet televizioni.

 

What do you think?

Written by admin

Fiset e familjet gjirokastrite që kontribuan në luftra së bashku me Bajo e Çerçiz Topullin

Si festohej Dita e Flamurit në Gjirokastër pas vitit 1912